“T’u pritet buka dhe uji”/ Publikohet dokumenti me urdhrin e Qazim Mulletit për të burgosurit (Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rileximi i komedisë “Prefekti” nga Teatri Kombëtar, ku vihet në lojë prefekti Qazim Mulleti ka rindezur debatin mbi veprat e kohës së regjimit komunist që denigron disa prej figurave historike.

Kritikët e kundërshtuan, pasi sipas tyre, vepra u shkrua me qëllim politik në komunizëm dhe denigron figurën e Qazim Mulletit, i cili ka qenë prefekt i Tiranës.

Kështu debati për Qazim Mulletin ka risjellë edhe njëherë detaje të së shkuarës dhe jetës së tij. Në kuadër të ketyre ngjarjeve, është publikuar edhe foto e urdhrit të Qazim Mulletit për një grup të burgosurish, të cilët asokohe tentuan të arratisen.

Këta të fundit kishin hapur një vrimë për të mundësuar arratisjen dhe pasi u zbuluan, nuk tregonin detaje rreth saj. Për këtë gjë, Qazim Mulleti urdhëroi që të burgosurve të mos u jepet, as bukë as ujë derisa ata të tregonin.

“T’u pritet buka dhe uji derisa të gjendet autori i hapjes së vrimës”, shkruhet ndër të tjera në dokument.

Fjala.al ka siguruar foton e këtij dokumenti, e cila është e bashkangjitur më poshtë:

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV