Bora shkon deri në 60 cm në zonat malore të Korçës, mungesë energjie në disa fshatra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Reshjet e borës në disa zona të qarkut të Korçës kanë vijuar përgjatë gjithë natës. Reshjet janë regjistruar në zona të larta malore mbi 1000 m ndërsa trashësia varion nga 10 deri në 60 cm në zonën e Mashkullores.

Në segmentin rrugor të Dardhës nga km 8 deri në km e 12  trashësia ka shkuar deri në 12 cm ndërsa sa i përket zonave të tjera si Voskopojë apo Qafa e Qarrit janë regjistruar reshje të pakta dëbore të zëvendësuara herë pas here edhe me reshje shiu.

Ka pasur prurje të përrenjve nga mali i Gramozit në bashkinë Kolonjë, për të cilat po punohet për evitimin e problemeve të ndryshme.

Gjithashtu, ka pasur ndërprerje të shkurtra të energjisë elektrike në zonën e Gorës, bashkia Pogradec, si dhe në fshatrat Vithkuq dhe Panarit, bashkia Korçë. Grupet e punës janë në terren për riparimin e defekteve. Të gjitha institucionet janë në monitorim të situatës.

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV