Forumi i Inteligjencës dhe Sigurisë/ Balla nga Uashingtoni: Shqipëria, partner strategjik i SHBA-ve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla prej dy ditësh ndodhet në Uashington në Forumin e Demokracisë. Me një video në Twitter, Balla shkruan se ditën e sotme u mbajt forumi i Inteligjencës dhe sigurisë ku u diskutuan çështje të rëndësishme të politikave të sigurisë si sulmet kibernetike, pastrimi i parave etj.

Balla shton më tej se marrëdhëniet shumë të mira mes Shqipërisë dhe SHBA, duhet t’i konkretizojmë edhe në shkëmbime dhe bashkëpunim më të ngushtë mes Kongresit Amerikan dhe Kuvendit të Shqipërisë.

“Një mundësi e mirë për të intensifikuar kontaktet me anëtarë të Kongresit për të diskutuar për sfidat me sulmet kibernetike, luftën kundër pastrimit të parave dhe trafiqet. Kjo ishte një mundësi për të ndarë eksperienca më të mira dhe për të intensifikuar marrëdhëniet që u ndërprenë për shkak të pandemisë.

Jam krenar që Shqipëria është një partner strategjik i SHBA-ve. Marrëdhëniet mes dy qeverive, parlamenteve duhet të shoqërohen edhe me investime ekonomike. Kompani të mëdha amerikane po investojnë për sigurimin e energjisë siç është HEC-i i Skavicës”- u shpreh ai.

Të fundit

Edi Rama për “Corriere della Sera”: E prisja fitoren, njerëzit nuk janë budallenj!

Kryeministri dhe njëkohësisht dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka dhënë së fundmi një intervistë për prestigjozen italiane...

PS drejt shumicës së cilësuar, dërmohet PD, zhgënjehen partitë e reja

Harta zgjedhore është skuqur dhe ka kaluar edhe pritshmëritë e PS në disa qarqe. Kryeministri Edi Rama i afrohet kufirit 83-84 mandate. PD mbetet...

Horoskopi i ditës së martë, 13 maj 2025

Nga Paolo FOX Dashi Pozicioni i Hënës gjatë orëve të ardhshme do t'ju japë forcë dhe shtysë më të madhe për sa kohë që nuk i...

Përfundon numërimi në qarkun e parë, ja si u ndanë mandatet

Ka përfunduar numërimi i votave për subjektet politike në të gjithë qarkun e Kukësit për 139 qendrat e votimit. Pasi më herët gjatë ditës numërimi...

Lajme të tjera

Web TV