Vrasja e gazetarit Jamal Khashoggi, Franca arreston njeriun e gabuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një person u arrestua të martën në Paris, si i dyshuar për vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi. Por një zyrtar i qeverisë franceze tha të mërkurën se hetimet vazhdojnë, për shkak se forcat e sigurisë thanë se kishin ndaluar njeriun e gabuar.

Personi i arrestuar të martën quhej Khaled Aedh Al-Otaibi, njësoj si ish-pjesëtari i Gardës Mbretërore të Arabisë Saudite, që dyshohet se ka vrarë gazetarin disident në Turqi. Por edhe pse emri figuronte në listën e të kërkuarve nga Interpoli, autoritetet franceze thanë se bëhej fjalë për një tjetër njeri. I dyshuari u arrestua teksa po ngjitej në avionin e linjës Paris-Riad.

Khashoggi u vra në vitin 2018 në ambasadën e Arabisë Saudite në Stamboll. Sipas një hetimi të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në ekzekutimin e tij morën pjesë 15 persona. Vrasja e tij shokoi botën dhe dëmtoi rëndë reputacionin e princit të kurorës së Arabisë Saudite, Mohammad Bin Salman, për të cilin inteligjenca amerikane pretendoi se “aprovoi” vrasjen. Në vitin 2019, Arabia Saudite dënoi pesë burra me vdekje dhe burgosi ​​tre të tjerë për vrasjen, një rast që është kritikuar gjerësisht nga grupet e të drejtave të njeriut.

Të fundit

Durrës, përfshihet nga flakët makina! Shoferi përfundon me djegie

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në afërsi të Torrës Veneciane, në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka...

Sulm me thikë në Gjermani, autori plagos 5 persona

Një person sulmoi të paktën pesë persona në Bielefeld të Gjermanisë. Policia tha se tre persona pësuan lëndime të rënda dhe po trajtohen në...

Kapen dy shqiptarët në ‘shtëpi bari’, Gjykatësi: Jeni rrota të vogla të një makinerie

Dy të rinj shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë britanike pasi u kapën në një "shtëpi bari" duke u kujdesur për rreth 900...

Një protestë kundër vullnetit popullor

Protesta e 16 majit e organizuar nga berishizmi në mbrojtje të votës së lirë nuk ishte kundër qeverisë Rama apo pushtetit socialist. Pavarësisht se...

PS nis festën në Korçë për votat e diasporës, thelloi rezultatin

Është mbyllur numërimi i votve të diasporës të ardhura nga Greqia për qarkun e Korçës. Burime për A2 CNN bëjnë me dije se me mbylljen...

Lajme të tjera

Web TV