Braçe kritikon ashpër deputetët për maskat: Do përfundojmë në rrugë pa krye

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një akt normativ në fuqi i qeverisë, parashikon që qytetarët duhet të mbajnë maska në ambientet e mbyllura, në kuadër të masave kundër covid19.

E vërteta është se në radhë të parë janë vetë deputetët dhe ministrat që nuk e zbatojnë këtë masë, duke dhënë një shembull skandaloz për qytetarët.

Deputeti socialist, Erion Braçe, ka kritikuar ashpër kolegët e tij, për papërgjegjshmërinë e lartë në zbatimin e masave. Braçe tha se koronavirusi mposhtet me disiplinë, por zyrtarët e lartë të shtetit po japin mesazhin e gabuar.

“Çfarë po bëjmë ne këtu bashkë, po sfidojmë rregullat që kemi vendosur. Pse t’u kërkojmë qyetarëve të mbajnë maska, kur këtu në sallën e Kuvendit, përcillet mesazhi shumë qartë: nuk ka rrezik, nuk duhet të mbajmë maska. Në vendet fqinje maskat po mbahen edhe në ambiente të hapura. Çfarë mesazhi po përcillni. Puthuni, përqafohuni, lidhuni, mos mbani maska. Këtë mesazh po japim”, tha Erion Braçe.

Ish-zv.kryeministri paralajmëroi se një mbyllje tjetër do të ishte asfiksuese për ekonominë shqiptare.

“Buxheti i vitit 2022 është tavani i hapësirës fiskale që kemi. Çdo rrezik që do t’i vijë ekonomisë nga pandemia, do na fusë në rrugë pa krye. Deri sot ka paguar qeveria, por do vijë momenti që këto do të jenë më të shtrenjta, për shkak të pamundësisë. Çfarë duhet të bëjmë? Të vinë të na vendosin gjoba për maskat?. Si mund të dalim ne jashtë, a kemi moral”, tha Erion Braçe.

Të fundit

Paul Manafort pjesë e fushatës së PD, Evi Kokalari nxjerr blof Berishën: Është lobist

Aktivistja Evi Kokalari ka nxjerrë blof Sali Berishën, lidhur me deklaratën e sotme të tij për të bërë pjesë...

Jo vetëm në kohë lufte! Rezervat shtetërore aktivizohen në kohë krize çmimesh

Jo vetëm në kohë lufte, emergjence natyrore apo gjendjeje të jashtëzakonshme, por edhe në kohë krize çmimesh do të aktivizohet rezerva shtetërore. Projektligji i depozituar...

Shorti vendos! Ja kush do shqyrtojë në KAS çështjen e Burgjeve të Hapura

Komisioneri Zgjedhor Ilirjan Celibashi i ka bllokuar mazhorancës socialiste një tjetër projektligj pas TVSH-së për Bujqësinë dhe “Paketës së Maleve”, të cilat u rrëzuan...

Simptoma e ftohjes që s’duhet injoruar nëse zgjat më shumë se tre javë!

Dr. Shireen ka paralajmëruar se një kollë e vazhdueshme për më shumë se tre javë nuk duhet të neglizhohet. Edhe pse simptomat e ftohjes, si...

Aksident i rëndë në vend/ Dy makina përplasen ‘kokë më kokë’, detajet e para

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Dragostunjë në Librazhd, ku mësohet se kanë mbetur të plagosur dy persona. Burime zyrtare bëjnë me...

Lajme të tjera

Web TV