Rama në Samitin e Demokracisë: Mbështetja e SHBA jetike, Reforma në Drejtësi do të vazhdojë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë fjalës së tij në Samitin e Demokracisë, organizuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, kryeministri Edi Rama theksoi se mbështetja e SHBA ka qenë jetike për të çuar përpara aspiratat demokratike.

“Në këtë rrugëtim, miqësia dhe mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka qenë jetike për të çuar përpara aspiratat demokratike, për të forcuar shtetin e së drejtës dhe qëndrueshmërinë e institucioneve tona”, tha Rama.

Duke u ndalur tek Reforma në Drejtësi, kryeministri nënvizoi angazhimin e qeverisë për të çuar përpara këtë proces, duke thënë se sistemi po pastrohet. Kreu i qeverisë u ndal edhe te lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ndërsa theksoi se ekzekutivi është angazhuar ta luftojë në të gjitha nivelet.

“Ne jemi plotësisht të angazhuar për vazhdimin me sukses të reformës në drejtësi, në mënyrë që një sistem i ri drejtësie, i paanshëm dhe i pavarur nga pushteti ekzekutiv e legjislativ, të bëhet plotësisht funksional e të jetë në shërbim të njerëzve. Në të njëjtën kohë, jemi plotësisht të angazhuar të luftojmë korrupsionin dhe krimin e organizuar në të gjitha nivelet. Duke u mbështetur te sukseset ekzistuese në fushën e digjitalizimit të shërbimeve publike, ne po investojmë në shërbime elektronike, me synim që të mbyllim hapësirat ende të ekspozuara ndaj korrupsionit dhe për të siguruar mirëqeverisje dhe transparencë për të gjitha proceset qeverisëse”, shtoi ai .

Kryeministri u ndal dhe te procesi i integrimit në BE, të cilin e konsideroi si një ndihmë për konsolidimin e institucioneve demokratike dhe për mbrojtjen e të drejtave themelore dhe thellimin e sundimit të ligjit. Samiti për demokracinë i organizuar si nismë e Presidentit të SHBA-së ka nisur sot duke bërë bashkë udhëheqësit botërorë, shoqërinë civile dhe sektorin privat, me qëllim forcimin e demokracisë, mbrojtjen kundër autoritarizmit, luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

Fjala e Ramës:

“I nderuar Biden dhe pjesëmarrës është një nder dhe privilegj të përfaqësoj Shqipërinë në forumin e demokracisë së botës. Është sigurisht një nder dhe privilegj i veçantë që përfaqësoj Shqipërinë në këtë forum të demokracive të botës. Vendit tim iu desh një kohë mjaft e gjatë dhe një rrugëtim i mundimshëm për të dalë nga izolimi i plotë e për t’u bërë pjesë e bashkësisë së demokracive. Megjithatë, ja ku jemi sot, një demokraci ende shumë e re, anëtarë krenarë e Kombeve të Bashkuara dhe e NATO-s, OSBE-së dhe Këshillit të Evropës, vend kandidat për Bashkimin Evropian dhe një partnere strategjike e Shteteve të Bashkuara dhe e disa prej demokracive më të konsoliduara të botës, si dhe anëtare e ardhshme jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit.

Në këtë rrugëtim, miqësia dhe mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka qenë jetike për të çuar përpara aspiratat demokratike, për të forcuar shtetin e së drejtës dhe qëndrueshmërinë e institucioneve tona.

Lexo edhe :  Rama mblodhi stafin e Bashkisë së Tiranës në shesh, Veliaj: U emocionova pa masë

Katër vjet më parë, qeveria shqiptare nisi një prej reformave më të thella e gjithëpërfshirëse nga të gjitha vendet ish-komuniste, reformën në sistemin e drejtësisë. Në këtë proces, në bashkëpunim të ngushtë me ShBA-në, BE-në dhe shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, ne po e pastrojmë sistemin tonë gjyqësor nga mbi 70% e gjyqtarëve dhe prokurorëve të tij e, tashmë, jemi në proces rindërtimi të institucioneve gjyqësore, sipas modelit të demokracive të konsoliduara.

Ne jemi plotësisht të angazhuar për vazhdimin me sukses të reformës në drejtësi, në mënyrë që një sistem i ri drejtësie, i paanshëm dhe i pavarur nga pushteti ekzekutiv e legjislativ, të bëhet plotësisht funksional e të jetë në shërbim të njerëzve. Në të njëjtën kohë, jemi plotësisht të angazhuar të luftojmë korrupsionin dhe krimin e organizuar në të gjitha nivelet. Duke u mbështetur te sukseset ekzistuese në fushën e digjitalizimit të shërbimeve publike, ne po investojmë në shërbime elektronike, me synim që të mbyllim hapësirat ende të ekspozuara ndaj korrupsionit dhe për të siguruar mirëqeverisje dhe transparencë për të gjitha proceset qeverisëse.

Për t’i bërë qytetarët pjesë të reformave tona, po nisim një Partneritet për Qeverisjen e Hapur, si forum shumëaktorial, që do të sigurojë një dialog kuptimplotë publik me të gjithë sektorët e shoqërisë. Megjithatë, ne jemi plotësisht të vetëdijshëm se, pavarësisht sukseseve tona, historia jonë e trishtë ka treguar se reformat nuk janë të pakthyeshme. Ato duhen mbështetur me përpjekje të përditshme nga një mori aktorësh dhe me një angazhim e integrim në rritje me strukturat dhe institucionet euroatlantike.

Për këtë arsye, negociatat për anëtarësim në BE do të ndihmojnë për konsolidimin e institucioneve demokratike, për mbrojtjen e të drejtave themelore dhe thellimin e sundimit të ligjit. Së fundi, ashtu si demokracisë i duhen demokratë, ashtu edhe paqes së qëndrueshme i duhen demokraci të forta. Vetëm përmes bashkëpunimit ndërkombëtar dhe rajonal do të mundemi të parandalojmë konfliktet dhe të sjellim paqen.

Qasja e fortë shumëpalëshe e Shqipërisë u dëshmua gjatë krizës së COVID-it dhe, së fundi, gjatë krizës afgane, kur shfaqëm gatishmërinë dhe vendosëm të mirëprisnim mijëra të evakuuar. Përmes kësaj që bëmë, nderuam angazhimin tonë si aleatë të NATO-s dhe si një forcë e së mirës mes kombeve. Ndërkohë që Shqipëria merr mandatin si anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për periudhën 2022-2023, ne mbështetemi te përkrahja dhe angazhimi juaj ndaj qasjes shumëpalëshe, për të bërë të mundur që OKB-ja të funksionojë më mirë dhe të gjejë zgjidhje praktike, por të qëndrueshme për paqen”, tha Rama.

Të fundit

Një aktor shqiptar në serialin “Ertugrul”, si u gjend Nelson Sejdija në produksionin turk

Seriali “Ertugrul” në Tv Klan ka rezultuar një sukses i vërtetë, me rekorde audience në çdo episod. Por ajo...

Egjipti i lashtë, një fabrikë në shkretëtirë ku nxirrej dhe punohej ari

Pas dy vitesh hetime të përpikta arkeologjike, Ministria egjiptiane e Turizmit dhe Antikiteteve ka zbuluar një qytet të lashtë ari, mbi tre mijë vjet të...

Video unike/ Brenda strehës së ariut polar më këlyshët e porsalindur

Këlyshët e ariut polar lindin brenda folesë dhe ushqehen me gji për muaj të tërë përpara se të dalin në ajrin e ngrirë të...

1 në 6 persona humbin jetën në Europë përpara moshës 70 vjeç

E njohur për një nga sistemet më të forta shëndetësorë, Evropa është në rënie në një sërë treguesish duke nisur nga ai për fëmijët,...

“I dashur Zelensky, ti nuk je vetëm!”/ Europa reagon pas përplasjes me Trump

Shtete të ndryshme të Europës kanë reaguar pas takimit me tone të ashpra të kësaj pasdite midis Volodymyr Zelenskyy dhe Donald Trump në Shtëpinë...

Lajme të tjera

Web TV