Revista ‘Forbes’ shpall gratë më të fuqishme në botë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Revista amerikane me famë ndërkombëtare” Forbes” ka shpallur listën me 100 gratë më të fuqishme në botë. Prezantuesja e njohur amerikane Oprah Winfrey, sipas mediave të huaja ka kryesuar në listën e Forbes, si gruaja më e fuqishme në botë. Winfrey zuri vendin më të lartë, e renditur e 23-ta në listë për shkak të perandorisë së saj të madhe mediatike me vlerën prej 2 miliardë dollarësh. Pas prezantueses, vijon këngëtarja e njohur Rihanna, e cila është renditur e 68-ta në listë, e më pas vjen Beyonce në vendin e 76.

Rihanna arriti statusin me suksesin e linjës Fenty Cosmetics dhe të të brendshmeve Savage x Fenty, gjithashtu Rihanna ka arritur statusin e miliarderes dhe nga ana tjetër është bërë “heroinë e Barbados”, sipas revistës. Për Beyonce revista citoi turneun On the Run II të ish-anëtares së Destiny’s Child së bashku me bashkëshortin Jay-Z që tërhoqi më shumë se 250 milionë dollarë të ardhura. Linja e famshme e veshjeve spotive të 40-vjeçares Ivy Park me Adidas dhe dokumentari i saj Coachella i vitit 2019, Homecoming u renditën gjithashtu ndër arritjet e saj.

Në krye të listës është edhe zëvendëspresidentja Kamala Harris, me Christine Lagarde të Francës, gruaja e parë që drejton Bankën Qendrore Evropiane.

Të fundit

Ku do të jetë Rama nesër? Zbulohet plani i kryeministrit për bashkitë

Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama do të jetë nesër në Bashkinë e Fierit, më e madhe...

Durrës, 4-vjeçarja del nga deti “e mbuluar” nga nafta

Deputeti Agron Shehaj ka postuar në rrjete sociale një video të kandidates për deputete të “Partia Mundësia” në Durrës, Jonida Meçe, e cila denoncon...

Lajmi i mirë i ditës për tifozët e Milanit quhet… Maignan!

Mike Maignan do t’i qëndrojë besnik Milanit, duke i dhënë fund spekulimeve për një transferim të mundshëm gjatë kësaj vere, veçanërisht drejt Chelseat. Trajneri Massimiliano...

Tjetër tragjedi në Greqi, dy të mitur gjenden të pajetë në lumin Kosynthos

Dy të mitur 16-vjeçarë kanë humbur jetën tragjikisht teksa janë gjetur të mbytur në shtratin e lumit Kosynthos të Greqisë. Bëhet fjalë për dy kushërinj,...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV