E pabesueshme ajo që ka ndodhur në Nion të Zvicrës. Vetëm 1 orë pas hedhjes së shortit të Champions league është anuluar.
Ky short do të përsëritet përsëri sot në orën 15:00, Lajmin e ka bërë të ditur vetë UEFA, për shkak të një gabimi të bërë në vazon e rivalëve të Villareal.
Në momentin e tërheqjes së goglave, për spanjollët u kap Manchester United që ka qenë në një grup me ta.
Kjo është kundër rregullave, pasi “Djajtë e kuq” duhet të ishin te rivalët e mundshëm të Atletico Madrid.
Following a technical problem with the software of an external service provider that instructs the officials as to which teams are eligible to play each other, a material error occurred in the draw for the UEFA Champions League Round of 16.
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) December 13, 2021