Ku ndryshon ‘Omicron’ nga ‘Delta’ dhe rreziku që paraqet? Mjeku Alimehmeti: Ja skenari i keq dhe skenari i mirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Epidemiologu Ilir Alimehmeti thotë se varianti i ri i Covid-19, “Omicron” nuk paraqet të njëjtin rrezik si mutacioni “Delta”.

Edhe pse deri tani nuk dihet shumë për të, Alimehmeti shprehet se me kaq të dhëna sa kanë ekspertët, vlerësohet se nuk paraqitet i rrezikshëm. Për të argumentuar këtë, mjeku bëri një krahasim të situatës kur u shfaq për herë të parë Delta në Indi dhe të shfaqjes së Omicron në Afrikën e Jugut.

“Mbi Omicon presim të zbulojmë por deri tani s’po na shqetëson shumë. Vëzhgimi i parë, e mbani mend Indinë ku doli Delta për herë të parë. Për atë variant do shqtësohesh se e sheh çfare shkaktoi. Tani hajde të shohim Afrikën e Jugut, a e kemi një situatë të ngjashme si në Indi me Deltën? Jo nuk e kemi të njëjtën situatë. Delta ka klinikë më të fortë se çfarë ka Omicron, asnjë variant sot nga Afrika dhe Amerika s’ka arritur të bëhet dominant. Nuk ka asnjë vdekje të raportuar sot nga Omicron në nivel botëror. Po shqetësohemi për një gjë që s’duhet të shqetësohemi dhe s’po shqetësohemi për atë që në Shqipërinë tonë po ndikon, siç është Delta”, tha Alimehmeti në “Abc Live”.

Mjeku foli për 2 skenarë të mundshëm, më të mirin dhe me të keqin, që mund të ndodhë me Deltan dhe Omicron në Shqipëri.

“Omicron a do ta spostojë Deltan? Ky vetë sa rrezikshmëri ka? Nëse do ndodhë që të vijë në vendin tonë, hipoteza më e mirë është të spostojë Deltën dhe të vendoset Omicroni, dhe të shkojë drejt formave të lehta. Më e keqja është që Omicroni nuk paraqitet dot, nuk e mund dot Deltan dhe kësisoj do të qëndrojë Delta. Delta e mund Omicron dhe do jemi në të njëjtën situatë derisa ta largojmë vetë.

Lexo edhe :  Stres nga nxehtësia/ Punonjësit shqiptarë më të cenuarit nga ndryshimet klimaterike

Zonat e goditura fort më parë nga pandemia, janë jashtë fokusit, Lombardia, New York, Brazili dhe ky është një lajm i mirë, që ka një fund kjo gjë, por kjo s’duhet të arrihet përmes imunitetit natyror, por përmes imunitetit me vaksinë, sepse përndryshe rrezikojmë humbje jete”, shtoi ai.

Ndër të tjera epidemiologu tha se personat e vaksinuar paraqiten në spitale shumë më pak se të pa vaksinuarit.

“Sot për sot ne nuk gjejmë bazë shkencore për ta thënë se sa herë del një mutacion i ri të shtojmë një dozë vaksine. Të gjitha studimet bazohen mbi antitrupat, mbi asgjë tjetër. Antitrupat janë një prej komponentëve të imunitetit natyror. Dimë që personat e vaksinuar paraqiten në spital shumë më pak se personat e pa vaksinuar”, tha më tej.

Sipas Alimehmetit shumica e të shtruarve në spitale janë nga rrethet.

“Shumica e pacientëve të shtruar në spital janë nga rrethet. 20% janë nga Tirana. Pacientët nga qytetet e tjera neglizhojnë simptomat për shkak të distancës. 99% e rasteve në botë janë Delta. Në Europë kemi Deltën. Delta dominon. Omicron është një variant i radhës. Më e rëndësishme është nëse ka ndonjë klinikë më të rëndë. Provat deri tani tregojnë që jo. Mungojnë ende provat e vërteta. Ne shohim në diferencë nga Delta, një përqindje e lartë e atyre që preken nga Omicron janë asimptomatik. Mbyllja nuk kishte asnjë vlerë”, shtoi ai.

Të fundit

Irani teston raketën që nuk mund ta ndalë asgjë

Irani ka thënë se e ka testuar “suksesshëm” një raketë të re balistike, duke pretenduar se ajo mund të...

“SHBA t’i merr paratë dhe të këput kokën”/Rama: Berisha e di pse është shpallur non grata

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN,  komentoi përpjekjet e Partisë Demokratike për të lobuar në SHBA kundër shpalljes...

Idrizi: Fredi Beler do të turpëronte çdo parti politike po ta kishte

Shpëtim Idrizi komentoi në Debat dhe praninë e eurodeputetit Fredi Beleri, në takimet e zhvilluar nga Sali Berisha në Himarë apo dhe Greqi. Për kreun...

Basha poston video me Ramën duke vjedhur qytetarët

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka postuar një video te realizuar meinteligjencë artificiale, ku shfaqet Rama duke vjedhur qytetarët dhe disa nga...

Tatimi mbi pagat “mbush” arkën e shtetit

Buxheti i shtetit ka arkëtuar 181.1 miliardë lekë në deri në mars të këtij viti. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, nxjerrin në pah...

Lajme të tjera

Web TV