Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një video nga disa të rinjtë, ku bëjnë thirrje për vaksinimin kundër Covid-19.
Rama shkruan se të rinjtë duhet t’i besojnë shkencës dhe t’u drejtohen pikave të vaksinimit, si e vetmja mënyrë për të mbrojtur veten dhe familjen.
“MIRËMËNGJES ? dhe me këtë ftesë të të rinjve për bashkëmoshatarët e tyre, që t’i besojnë shkencës e t’u drejtohen pikave të vaksinimit, si e vetmja mënyrë për të mbrojtur veten, familjen dhe të tjerët nga virusi i rrezikshëm, i cili merr përditë jetë njerëzore, ju uroj një javë të mbarë?” shkruan Rama në postimin e tij.