Trafik droge në Danimarkë, SPAK: Konfiskohen pasuritë e grupit të Astrit Beqirajt! Pularia, 5 makina dhe 1 mln euro i kalojnë shtetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trafik droge në Danimarkë, SPAK konfiskon pasuritë e grupit të Astrit Beqirajt.

Si funksiononte grupi? Grupi i strukturuar kriminal funksiononte sipas një skeme të mirëpërcaktuar, ku paratë e ardhura nga krimi i trafikimit të narkotikëve, i dërgonte “cash” nga Kopenhagen, Danimarkë, në Tetovë – Maqedoni e Veriut. Dërgimi nga Kopenhagen në Maqedoni të Veriut bëhej duke i transportuar paratë me anë të autobuzëve (e regjistruar në Tetovë), një nga ortakët e të cilës ishte B. Ali, i arrestuar në Danimarkë. Në Tetovë paratë merreshin kryesisht nga anëtari tjetër i grupit të strukturuar kriminal, Dhimitër Shkodrani, i cili kalonte kufirin në pikat e kalimit kufitar me Maqedoninë e Veriut dhe më tej këto para dërgoheshin te Astrit Beqiri, si dhe të afërm të tjerë të grupit kriminal. Transferimi i parave sipas kësaj skeme bëhej me një frekuencë rreth 2 herë në muaj.

Astrit Beqiri është kunati i drejtuesit të grupit të strukturuar kriminal Jetmir Kastrati (i njohur në Danimarkë si Sokol Krasnici), i arrestuar në Danimarkë. Hetimi i mëtejshëm provoi se Astrit Beqiri paratë e ardhura nga krimi kishte mundur t’i pastronte duke i investuar në biznes, siç ishte pularia “RENS 2015”, pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, të sekuestruara. Hetimet dhe arrestimi tyre ishte si pjesë e operacionit të gjerë të zhvilluar në 26 qershor 2019, ku mori pjesë dhe Europol dhe u zhvillua në disa vende të Europës.

Të fundit

Dielli shënon rekordin e tij minimal të aktivitetit

Dielli ka arritur të prekë pikën minimale të 100 viteve të fundit. Një cikël diellor zgjat 11 vite, ai...

Çudit Trump: Rripi i Gazës është një copë pronë e rëndësishme

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump e quan Rripin e Gazës pronë të rëdësishme, e cila duhet të kontrollohet dhe posedohet nga SHBA-ja. Trump ngriti sërisht...

Modelja turke ndërron jetë gjatë tentativës për t’i ikur policisë

“Miss Evropa” Guler Erdogan ka vdekur tragjikisht pasi tentoi të largohej nga policia. Modelja 27-vjeçare thuhet se ishte nën efektin e alkoolit kur u ndalua...

7 prilli dhe tradhtia e Ahmet Zogut

Spartak Ngjela E kuptoni tani se si ka degraduar historia kombëtare në Shqipëri?! Në 7 prill të vitit 1939 Shqipëria u pushtua nga Italia fashiste. Në Durrës...

Kryeministri Rama: Me mua dhe PS-në të bashkuar drejt majës së Shqipërisë 2030 në BE

Rama ndau në rrjetet sociale simbolin e dorës, e zgjedhur nga Partia Socialiste për të treguar renditjen në vendin e pestë në listën e...

Lajme të tjera

Web TV