Partia Demokratike ka përgënjeshtruar përjashtimin e sekretarëve siç u aludua në media orët e fundit.
“Lajmet e rreme të Berishës nuk ndalin dot bashkimin në 18 dhjetor”, thuhet në reagim.
Reagimi i Partisë Demokratike:
“Fatkeqësisht, nga Syri.net vazhdon avazi i dëshpëruar i lajmeve të rreme. I vetmi që me gjuhën dhe aktet e tij po vepron kundër demokratëve është Sali Berisha. Kuvendi Kombëtar i #18 dhjetorit është kuvendi i bashkimit, ku demokratët zgjedhin të ardhmen”, shprehen drejtuesit e Selisë Blu.