Festat e fundvitit/ Policia e Shtetit thirrje subjekteve tregtare: Mos tentoni të tregtoni fishekzjarrë në mënyrë të kundërligjshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Shtetit ka shtuar kontrollet në mbarë vendin për artikujt piroteknikë, me rastin e festave të fundvitit.

Në një dalje për media, Drejtori i Rendit Publik, Ylli Vasili, iu bëri thirrje të gjitha subjekteve tregtare që të mos tentojnë të tregtojnë lëndë piroteknike dhe fishekzjarrë në mënyrë të kundërligjshme, pasi do të përballen me ligjin.

“Policia e Shtetit apelon për të gjitha subjektet tregtare që të mos tentojnë të fusin dhe tregtojnë lëndë pirotenike e fishekzjarrë në mënyrë të kundërligjshme, pasi do të përballen me ligjin. Gjithashtu, iu bën thirrje prindërve të mos lejojnë fëmijët të blejnë e përdorin fishekzjarrë, pasi rrezikojnë jetën e tyre dhe shkaktojnë prishje të qetësisë publike”, tha mes të tjerash Drejtori i Rendit.

Deklarata e plotë:Kontrolle në pikat doganore, tregje e njësi tregtare, për parandalimin e futjes dhe hedhjes në treg të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve, që rrezikojnë sigurinë publike, jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Masat e shtuara konsistojnë në rritjen e kontrollit të territorit, për të verifikuar zbatimin e kritereve të prodhimit, magazinimit e përdorimit të lëndëve piroteknike e fishekzjarrëve, në prag të festës së Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Strukturat e Policisë në të gjithë vendin, në zbatim të porosive të lëna në telegramin e dërguar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, për zbatimin e kërkesave të rregullores “Për mënyrën, kushtet dhe kriteret e magazinimit e përdorimit të lëndëve piroteknike e fishekzjarrëve”, të ligjit Nr. 73, datë 03.06.2021 “Për hedhjen në treg dhe mbikëqyrjen e artikujve piroteknikë”, urdhrit të MB “Për miratimin e rregullores për mënyrën, kushtet dhe kriteret e magazinimit dhe përdorimit të lëndëve piroteknike e fishekzjarrëve”, kanë intensifikuar kontrollet në pikat doganore, tregje e subjekte tregtare.

Me qëllim krijimin e një mjedisi të sigurt për qytetarët, me rastin e festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri 2022, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit u ka kërkuar të gjitha strukturave vendore të Policisë, marrjen e masave për zbatimin e akteve ligjore dhe nënligjore, për parandalimin e shkeljeve dhe ngjarjeve të ndryshme në prag të festave të fundvitit, si dhe zbatimin e disa detyrave shtesë, të cilat konsistojnë në:

Lexo edhe :  Humbi ndjenjat në protestën e opozitës, Agron Gjekmarkaj del nga spitali

– Shtimin e kontrolleve çdo ditë, për verifikimin e aktivitetit të subjekteve të licencuara dhe njësive që tregtojnë fishekzjarrë, nëse i tregtojnë ato sipas përcaktimeve “Artikuj të lejuar e të ndaluar”;

– Rritjen e cilësisë së kontrolleve, duke bashkëpunuar me institucionet e tjera përgjegjëse, kryesisht me Autoritetin e Kontrollit Shtetëror të Eksporteve (AKSHE), për magazinimin dhe tregtimin e lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve, në funksion të parandalimit të shkeljeve dhe ngjarjeve me pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin, si dhe për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që shkelin rregullat e magazinimit dhe tregtimit të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve;

– Në koordinimin e veprimeve ndërmjet ndihmësspecialistëve të Policimit në Komunitet/SPZ, Patrullave të Përgjithshme, Policisë Kriminale, me pushtetin lokal dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen në kohë të çdo paligjshmërie që shfqet në territor dhe që cenon rendin e sigurinë e jetës dhe pronës së qytetarëve.
Strukturat vendore të Policisë, në bashkëpunim me shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin (MZSH), do të hartojnë plane të përbashkëta inspektimi dhe kontrolli të befasishëm në të gjitha subjektet e licencuara për magazinimin, tregtimin dhe përdorimin e lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve.

Policia e Shtetit apelon për të gjitha subjektet tregtare që të mos tentojnë të fusin dhe të tregtojnë lëndë piroteknike e fishekzjarrë në mënyrë të kundërligjshme, pasi do të përballen me ligjin.

Njëkohësisht kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e prindërve që të mos i lejojnë fëmijët të blejnë dhe të përdorin fishekzjarrë, pasi rrezikojnë jetën e shëndetin e tyre dhe shkaktojnë prishje të qetësisë publike.

Policia e Shtetit, duke i falënderuar qytetarët, për mbështetjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm, i fton sërish që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të tregtimit e përdorimit të fishekzjarrëve dhe lëndëve piroteknike, apo të çdo paligjshmërie tjetër, duke u garantuar ruajtje të anonimatit dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

Të fundit

Atalanta ndalet në barazim ndaj Lazios dhe shpallet kampione e dimrit në Serie A

Laczio dhe Atalanta kanë dhuruar një ndeshje shumë emocionuese në sfidën e kësaj jave të fundit të vitit 2024...

Gëzuar, me valixhe në duar! Ku shkojnë shqiptarët për fundvit?

Nga pushimet dimërore në Alpet e Europës, te qytetet e dekoruara plot drita dhe tradita, deri tek arratisjet në plazhet ekzotike për ata që...

Astrologia zbulon si mbyllet viti 2024 për secilën shenjë Horoskopi: Ka të papritura

Meri Gjini ka bërë parashikimin e Horoskopit për ditët e fundit të vitit 2024, në një studio televzive. “Nesër kemi Mërkurin në katërkëndësh me Saturnin....

Planet e administratës Trump mbi emigracionin

Emigracioni ishte një nga çështjet kryesore të fushatës elektorale të Presidentit të zgjedhur Donald Trump. Administra e tij po planifikon zbatimin e masave më...

A mund ta tërheqin shqiptarët pensionin në një shtet tjetër?

Zv. ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Olta Manjani ka ndarë në emisionin “Sheshi i Dollarit” detaje nga marrëveshja e nënshkruar për njohjen e pensioneve....

Lajme të tjera

Web TV