“Nuk ka pasur sjellje pozitive”, Reja paralajmëron Brojën: Kush nuk punon për ekipin, jo pjesë e grupit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trajneri i përfaqësueses shqiptare, Edi Reja, ka lëshuar një paralajmërim të qartë se personazhi i momentit për futbollin shqiptar, Armando Broja, nuk është në majën e listës së preferencave të tij nëse nuk ndryshon sjellje. Reja theksoi se Broja duhej të mendonte të ndryshonte mënyrën e lojës nëse dëshironte një vend në rreshtim.

“Broja nuk ka pasur sjellje shumë pozitive së fundmi, për dëmtime apo për mënyrën e sjelljes. Ai është një djalë që ka potencial, por flitet shumë për të. Mua nuk më pëlqen të flas individualisht, flas për Shqipërinë e për të gjithë, nuk ka një lojtar më të fortë.

Kemi bërë rezultate për meritë të skuadrës. Për potencial mund të jetë shumë i vlefshëm, por duhet të përmirësohet shumë në sjellje. Unë i pres të gjithë, i kam krahët e hapur dhe i përqafoj të gjithë, nuk përjashtoj asnjë.

Por sjelljen dhe punën për ekipin duhet ta bëjnë të gjithë. Ka dy faza, kur ke apo jo topin, unë dua lojtarë që interpretojnë njëlloj të dy fazat dhe lojtarët e dinë mentalitetin tim. Kush nuk punon për ekipin, nuk mund të bëhet pjesë e këtij grupi”, tha Reja.

Të fundit

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht...

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të shihte dritën e botimit. Një prej...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe shumë prej nesh do të...

Lajme të tjera

Web TV