Rastet e njëpasnjëshme të futbollistëve me probleme në zemër, kardiologu tregon arsyen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në kohët e fundit në futboll janë shfaqur shumë raste të futbollistëve të cilët kanë pasur probleme në zemër.

Mjaftojmë të kujtojmë se Aguero u detyrua të “pensionohej” para kohe prej kësaj çështje, ndërsa Lindelof i Manchester United dhe Piotr Zielinski i Napolit shfaqën probleme me frymëmarrjen duke trembur jo pak klubet përkatëse.

Listës së të sipër përmendurëve mund t’i shtojmë edhe lojtarë të cilët nuk janë në fokusin kryesor, por kanë pasur shqetësime kardiake.

Fjala është për Martin Terrier i Rennes, Ricardo Gomez i Partizanit të Beogradit i cili pësoi kolaps në stërvitje, lojtari i Wigan, Leam Richardson që shpëtoi falë ndërhyrjes së CPR, John Fleck i Reading, Traore i Sheriff Tiraspol.

Apo edhe Emil Palsson i cili luan në divizionin e dytë norvegjez dhe teknikisht ishte i vdekur për katër minuta duke risjellë në memorie edhe atë çka i ndodhi Eriksen në Euro 2020.

Kështu, të githa këto ngjarje të rënda të ndodhura në vitin 2021 në një hark të shkurtër kohor kanë ngritur shumë pikëpyetje, ndërsa së fundmi është menduar se te lojtarët mund të ketë ndikuar negativisht KOVID-i apo vaksina.

Megjithatë, këtë hipotezë e ka hedhur poshtë mjeku kardiolog në Federatën angleze, Sanjay Sharma, i cili thekson se nuk ka të bëjë aspak virusin, ndërsa të gjitha këto ngjarje i sheh si thjesht një rastësi e keqe.

“Është shqetësues fakti që njerëz kaq të rinj që supozohen të jenë pjesa më e shëndetshme e shoqërisë të kenë probleme kardiake.

A po testohen si duhet këta njerëz? Të gjithë po dalin në konkluzionin se kjo vjen prej virusit, apo edhe më keq se diçka e tillë vjen prej vaksinës.

Lexo edhe :  Zbulohet paga e Luka Modric te Milani

Unë mund të them se arresti kardiak i Eriksen nuk ka të bëjë fare me Kovid apo me vaksinën, apo edhe problemet e fundit të Agueros.

Si dikush që ka njohuri në këtë fushë mund të them se problemet e tyre erdhën nga futbolli dhe jo faktorë të tjerë, mund të them se ishte fat i keq”, u shpreh kardiologu.

Të fundit

“Fundi është afër”/ Kabuli qyteti i parë i madh që do të mbetet pa ujë deri më 2030-n

Qyteti me gjashtë milionë banorë mund të mbetet së shpejti pa ujë, për shkak të ndryshimeve klimatike, sanksioneve dhe...

Tetë orë, 250 këngëtarë…: “Veil of the Temple” i Tavener-it

Kush do të kishte guximin të vinte në skenë epikun koral të John Tavener-it? Ne bisedojmë me ekipin që qëndron pas inskenimit që hap...

Vranë Renis Dobrën, lihen në burg Fatjon Bushgjoka dhe Petrit Çakrri

Gjykata e Dibrës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për Fatjon Bushgjokën dhe Petrit Çakrrin, të akuzuar për vrasjen e 23-vjeçarin Renis...

Daily Express: Shqipëria destinacioni më i mirë europian për pushime

Ekspertët e udhëtimeve kanë rekomanduar Shqipërinë si destinacionin më të mirë evropian për pushime në vitin 2025. Blogeri i njohur i udhëtimeve, ka sugjeruar Shqipërinë...

Përfundon restaurimi i Kalasë së Bashtovës me mbështetjen e BE

Zyra e Bashkimit Evropian në Tiranë njoftoi sot përfundimin e punimeve për konservimin dhe restaurimin e Kalasë së Bashtovës, një prej monumenteve historike më...

Lajme të tjera

Web TV