I arratisur 2 herë nga spitali psikiatrik, 46-vjeçari sulmon me gurë dhe shkopinj vjehrrin e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një lagje të Volos në Greqi, kur një 46-vjeçar shqiptar i inatosur ka shkuar në shtëpinë e vjehrrit të tij dhe i ka sulmuar me gurë dhe shkopinj.

Konkretisht, 46-vjeçari nga Shqipëria ka shkuar në shtëpi dhe ka nisur të bërtasë e të kërcënojë. Më pas ai dyshohet se ka tentuar të godasë vjehrrin e tij me një shkop të madh që kishte në duar, ndërsa ka marrë gurë dhe i ka hedhur në drejtim të vjehrrës së tij për ta plagosur. Fqinjët që panë ngjarjen e frikshme lajmëruan policinë dhe arrestuan njeriun që ka qenë problem edhe  në raste të tjera për  autoritetet.

Ai ka mohuar para policisē përfshirjen e tij në ngjarje.

46-vjeçari është arrestuar disa herë për incidente ndaj bashkëshortes dhe vjehrrit, pasi e ka rrahur dhe kërcënuar edhe me thikë. Mësohet se është përdorues droge dhe ka probleme psikologjike, ndërsa ka ikur dy herë nga spitali psikiatrik.

 

Të fundit

Ilir Meta fton Grida Dumën në burg: Do kalojmë bukur!

Pasi u mor i pandehur, kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një reagim të gjatë në Facebook flet për...

Berisha pas humbjes në zgjedhje/ U kërkoj shqiptarëve të kenë durim, tani fillon lufta!

Sali Berisha në një konferencë për media, ka parashtruar ato që i cilëson dokumente që vërtetojnë se zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri, kanë...

‘5D’/ GJKKO dënon me burg drejtoreshën Deborah Keçi dhe disa zyrtarë të Bashkisë

Gjykata e Posaçme dënoi me 1 vit burg drejtoreshën Deborah Keçi, për çështjen 5D. Dënimin me burg gjykata ia konvertoi në 16 muaj shërbim...

U dhunua brutalisht nga i dashuri/ Gjendet pa shenja jete 14-vjeçarja

14-vjeçarja Martina Carbonaro, e cila ishte zhdukur që nga 26 maji 2025, u gjet e vrarë brutalisht. Minorenja u gjet e vdekur në një...

Trump provokon pas deklaratës së Mbretit, “nuk heq dorë” nga Kanadaja

Nëse Kanadaja “shqyrton” heqjen dorë nga shtetësia e saj në këmbim të mbrojtjes nga sistemi i propozuar i mbrojtjes nga raketat “Kupola e Artë”,...

Lajme të tjera

Web TV