Gjykata e Apelit në SHBA rikthen në fuqi urdhrin për vaksinim të detyrueshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të premten një gjykatë apeli i dha sërish fuqi ligjore për t’u zbatuar një urdhri mbarëkombëtar për vaksinim ose testim të detyrueshëm për COVID-19 që prek bizneset e mëdha.

Urdhri ndikon tek 80 milionë punonjës amerikanë dhe zbatohet tek bizneset me të paktën 100 punonjës. Vendimi nxiti kundërshtarët e tij t’i drejtohen Gjykatës së Lartë duke kërkuar ndërhyrjen e saj.

Rreth një muaj më parë, një gjykatë më e ulët vendosi ta bllokojë urdhrin.

Presidenti Joe Biden e bëri publik vendimin në muajin shtator me synimin për të rritur shkallën e vaksinimit, si një mënyrë për të luftuar pandeminë, e cila ka shkaktuar deri tani më shumë se 750,000 vdekje si dhe ka dëmtuar ekonominë.

 

 

Vendimi vjen në një kohë kur zyrtarët amerikanë të shëndetit publik po përgatiten për një valë infeksionesh me koronavirus ndërsa varianti më i ngjitës Omicron po përhapet me shpejtësi në mbarë botën.

“Jemi të zhgënjyer nga vendimi i gjykatës, por ne do të vazhdojmë të luftojmë kundër këtij urdhri të paligjshëm në Gjykatën e Lartë”, shkruante në një postim në Twitter Prokurori i Përgjithshëm i Karolinës së Jugut, Alan Wilson. “Ne kemi besim se ai do të bllokohet”.

Brenda pak orësh nga vendimi, të paktën tre ankime u depozituan në Gjykatën e Lartë, duke i kërkuar asaj që ta bllokojë urdhrin menjëherë.

Një nga ankimet e para në Gjykatën e Lartë, u paraqit nga një grup biznesh, që përfaqësojnë bizneset e shitjet me pakicë e me shumicë, magazinimin, transportit, industrinë e udhëtimit e pajisjeve logjistike. Në ankimin e tyre thuhej ndër të tjera se punonjësit ishin gati të largoheshin nga puna vetëm për të mos marrë vaksinën.

Lexo edhe :  Trump, tarifa tregtare ndaj dhjetëra shteteve, kush janë vendet e prekura të Ballkanit

“Një gjë e tillë do të shkatërrojë zinxhirët tashmë të brishtë të furnizimit dhe tregjet e punës pikut të festave”, thuhej në ankim.

Të fundit

1980 – Masakra e Bolonjës: Akti më i rëndë terrorist në historinë moderne të Italisë

Më 2 gusht 1980, në orën 10:25 të mëngjesit, një bombë e fuqishme shpërtheu në stacionin qendror hekurudhor të...

Pse Berisha po mbron Ilir Metën?

Nga Spartak Ngjela Vërtetë ky Berisha ka qenë president dhe kryeministër i këtij vendi për shumë vjet?! Mbrojtja që po i bën Saliu Ilir Metës, është...

Horoskopi ditor, 2 Gusht 2025

Dashi Dite e mbushur me surpriza te shumta kjo e sotmja për te dashuruarit. Do përjetoni emocione te njëpasnjëshme dhe do ndiheni për mrekulli. Nëse...

Adolf Hitleri bëhet “Führer” i Gjermanisë pas vdekjes së Presidentit Paul von Hindenburg

2 gusht 1934 Më 2 gusht 1934, Presidenti gjerman Paul von Hindenburg ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare. Vetëm pak orë pas vdekjes së tij, Adolf...

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri i presidentit amerikan vjen pasi...

Lajme të tjera

Web TV