“Omicron” përfshin kontinentin, vendet europiane rivendosin masat kufizuese

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shumë shtete në të gjithë Evropën po rivendosin masa kufizuese për të frenuar përhapjen e infeksioneve me koronavirus, ndërsa variant shumë i transmetueshëm “Omicron” ka rritur frikën.

Në Francë dhe Austri ministrat e shëndetësisë vendosën masa kufizuese për udhëtimet.

Parisi anuloi spektaklin e fishekzjarreve për natën e ndërrimit të viteve. Qeveria franceze njoftoi gjithashtu se duke filluar nga e mërkura, do të nisë vaksinimin e fëmijëve të grupmoshës 5 deri në 11 vjeç.

Kryeministri Jean Castex tha të premten se me variantin “Omicron” që përhapet si “rrufe”, qeveria propozoi që të kërkohet dëshmia e vaksinimit për ata që hyjnë në restorante, lokale dhe vende të tjera publike. Një vendim i tillë kërkon miratimin në parlament.

Danimarka mbylli teatrot, sallat e koncerteve, parqet dhe muzetë.

Irlanda vendosi që pas orës 8 në mbrëmje, lokalet dhe restorantet të mbyllen. Gjatë një fjalimi drejtuar vendit Kryeministri irlandez Micheál Martin tha se kufizimet e reja ishin të nevojshme për të mbrojtur popullatën nga virusi.

Në Holandë, autoritetet shëndetësore po diskutojnë për të vendosur edhe më shumë masa kufizuese, ndonëse aktualisht po zbatohet një vendim për një bllokim i pjesshëm.

Gjatë kësaj jave Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar shifra rekord infeksionesh. Qeveria ka marrë vendim që maskat të mbahen në ambiente të mbyllura. Po ashtu çdo qytetar duhet të tregojë provën e vaksinimit, ose një test negativ të kryer brenda pak orësh përpara se të futen në restorante, lokalet e natës, apo aktivitetete të tjera argëtuese.

Britania dhe vendet e tjera po përshpejtojnë gjithashtu ritmin vaksinimit me doza përforcuese. Qendrat tregtare, katedralet dhe stadiumet në Britani janë shndërruar në qendra të vaksinimit masiv.

Lexo edhe :  Tragjedi në ishujt Kanarie në Spanjë/ Përmbyset varka me emigrantë

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), që nga fillimi i pandemisë numri rasteve me koronavirus në botë është rreth 272 milionë, ndërsa ai i vdekjeve mbi 5.3 milionë./VOA

Të fundit

Skuadra e PS e Vlorës feston fitoren e 11 majit, Damian Gjiknuri: Merita është…

Deputeti i PS qarku Vlorë, Damian Gjiknuri, në një postim në facebook ka falënderuar skuadrën fituese të PS në...

900 milionë euro për Shqipërinë! Ndihma e BERZH sjell ndryshimin e madh

Për zhvillimin e industrisë tradicionale në orientimin drejt teknologjisë dhe inovacionit, Shqipëria do të fokusohet në riformulimin e politikave për këtë sektorë. Banka e Shqipërisë...

Fati i botës varet nga kërkesa që ka bërë sot Vladimir Putin

Kushtet e Presidentit rus, Vladimir Putin, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë përfshijnë një kërkesë që udhëheqësit perëndimorë të zotohen me shkrim për...

“Trump e dashuron Serbinë dhe së shpejti do ta vizitojë”

“Donald Trump e dashuron Serbinë dhe së shpejti do ta vizitojë atë, sapo të emërohet ambasadori i ri Amerikan.” Ishte ky mesazhi që mbërriti në...

“70 mijë vende pune”, Blendi Gonxhe jep lajmin e mirë nga Berlini

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, mori pjesë sot në takimin e Ministerialit të Procesit të Berlinit, të Ballkanit Perëndimor, mbi Ekonominë...

Lajme të tjera

Web TV