Pritet rritja e çmimit të energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoritetet maqedonase sigurojnë konsumatorët familjarë se energjia elektrike nuk do të shtrenjtohet më tepër se dhjetë përqind, ndërkohë që kompanitë prodhuese dhe të menaxhimit me energjinë elektrike kërkojnë ngritjen nga 60 deri në 100 përqind të energjisë elektrike në vend.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi i tha medias në Shkup se “kompanitë energjetike mund të kërkojnë edhe dy mijë përqind të ngriten çmimet por mbetem në qëndrimin se më së shumti do të jetë deri në dhjetë përqind”.

Çmimi i energjisë elektrike pritet të caktohet brenda javës, ndërkohë që Komisioni Rregullator i Energjetikës nuk ka folur deri tani se sa do të rritet çmimi.

Sipas paralajmërimeve, do të hiqet edhe fasha dy orëshe pasdite që është dyfish më e lirë për një kilovat orë energji elektrike për konsumtorët, por tarifa e lirë do të vazhdojë të mbetet gjatë natës.

Vendi ndodhet në krizë energjetike, megjithëse situata me hidrologjinë, përkatësisht reshjet e ditëve të fundit e përmirësojnë punën e hidrocentraleve, por nga ana tjetër rrjeti energjetik i Maqedonisë së Veriut varet kryesisht nga termocentralet, të cilat punojnë me qymyr.

Për shkak të mungesës së prodhimit vendor, autoritetet maqedonase planifikojnë të blejnë tre milionë tonë linjit nga Kosova. Blerja do të bëhej për një periudhë tre vjeçare.

Kështu ka bërë të ditur ministri Kreshnik Bekteshi pas një takimi të para pak ditëve në Prishtinë, por zyrtarët e atjeshëm, nuk kanë ofruar të dhëna shtesë lidhur me marrëveshjen e mundshme.

Gjendja e krizës energjetike në Maqedoninë e Veriut do të zgjasë deri në muajin qershor të vitit të ardhshëm. Vendi importon rreth një të tretën e energjisë elektrike, ndërsa rreth 80% e prodhimit të energjisë elektrike brenda vendit bëhet me anë të qymyrit, dhe kjo duhet të pakësohet për shkak të synimeve për integrimin në Bashkimin Evropian.

Të fundit

VIDEO tronditëse e rrëzimit të helikopterit/ Mesazhi i fundit i pilotit

Nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi aksidentin e helikopterit në Nju Jork që la të vdekur gjashtë persona....

Sa u kushton luksi i automjeteve shqiptarëve?

Pavarësisht detyrimeve të larta që kanë për t’u mbajtur, si në taksa ashtu edhe në shpenzimet e karburantit, shqiptarët kanë një tendencë në rritje...

“Fansja ime numër një”, Sokol Balla poston foton e vajzës që e ndjek nga ekrani

Gazetari i njohur, Sokol Balla ka ndarë me ndjekësit e tij një moment tejet të veçantë. Në rrjetet e tij sociale, gazetari dhe drejtuesi i...

Shenjat më të zakonshme në trupin tuaj që tregojnë se po përjetoni stres

Ritmi i shpejtë dhe detyrimet e shumta në përditshmërinë e njerëzve rezultojnë në ankth dhe stres intensiv. Shpesh, stresi mund të trokasë në derën tonë...

Video/ Si rrallëherë mami i Xhensila Myrtezajt ngjitet në skenë dhe këndon me të bijën

Xhensila Myrtezajn e kemi parë me qindra herë në skenë, por si këtë radhë asnjëherë! Këngëtarja ka marrë për herë të parë suprizën më...

Lajme të tjera

Web TV