Ekskluzive/ U përzgjodh për të gjykuar ndryshimet në statutin e PD-së nga Kuvendi i Berishës, Gjyqtari Agron Zhukri tërhiqet nga çështja!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykatësi Agron Zhukri është përzgjedhur për të shqyrtuar kërkesën e depozituar në gjykatë nga Komisioni i Rithemelimit të PD-së për regjistrimin e ndryshimeve statutore.

Gjykata doli me një njoftim zyrtar lidhur me depozitimin e kërkesës së Komisionit të Rithemelimit për ndryshimet statutore, të vendosura në Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit.

Në njoftim thuhej se çështja është regjistruar dhe është në pritje për t’ju nënshtruar procesit të shortimit.

Megjithatë, Agron Zhukri është tërhequr nga shqyrtimi i kërkesës për regjistrimin e ndryshimeve statusore.

Fjala.al mëson se   Zhukri, ka depozituar kërkesën për tërheqjen e tij, ndërkohë nuk ka asnjë arsye në lidhje me këtë vendim.

Në të kaluarën, Zhukri ka punuar edhe si shofer i Eduart Selamit gjatë viteve 1990-1992.

Të fundit

Emigranti nga Suedia ankohet: Vota ime në Shqipëri nuk është e fshehtë!

Një emigrant shqiptar që jeton në Suedi ka ngritur shqetësime serioze mbi procesin e votimit në Shqipëri, duke e...

“Nuk bëhet kryeministër dhe shton serbofobinë”, Lista Serbe akuzon Kurtin për provokim

Lista Serbe ka reaguar për hapjen e zyrave postare në Leposaviç dhe Zveçan, duke akuzuar kryeministrin në detyrë Kurti, për provokim dhe tentativë për...

“Askush nuk më ndalon dot”, intervista e rrallë e Donald Trump: Kisha shumë të korruptuar

Presidenti Donald Trump pranoi të jepte një intervistë me “The Atlantic”, kryeredaktori i së cilës, Jeffrey Goldberg, u përfshi pa dashje në një bisedë...

Futboll shqiptar, Pogradeci mund Besën dhe siguron finalen e “play-out”-it ndaj Tiranës

Pogradeci ka siguruar finalen e “play-out”-it ndaj Tiranës për një vend në “Abissnet Superiore”, pasi mposhti Besën në finalen e “play-off”-it të Kategorisë së...

“Vota për mua jua kthen lekët te xhepi”, Basha në njësinë 10: Kthejmë shpresën

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i shoqëruar nga kandidatët për deputetë Neli Demi, Diana Toma, Irsida Shehi, ka zhvilluar takime me qytetarë...

Lajme të tjera

Web TV