“BKH krah FBI-së amerikane”/ Yuri Kim: Prokurorët dhe hetuesit janë kthyer në tmerrin e kriminelëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Yuri Kim: Prokurorët dhe hetuesit janë kthyer në tmerrin e kriminelëve, BKH krah FBI-së amerikane

” Ju e keni filluar punën tuaj. Ju po e ngrini BKH në një shtyllë që mbështet demokracinë e Shqipërisë dhe luftën kundër krimit të organizuar. Asgjë nuk do jetë e lehtë apo e shpejtë por kërkon punë dhe shumë punë. Çdo ditë duhet të qëndrosh i fokusuar. Më ka lënë mbresa qëndrimi për të marrë detyra në emër të qytetarëve tuaj. Guximi juaj për të mbrojtur drejtësinë dhe për të hetuar këdo që duhet të hetohet për ta bërë Shqipërinë më të pastër por edhe më të fortë dhe më të pasur. Puna juaj po ndërton një BKH që do të zërë vendin e saj krah FBI amerikane. Mendoj që në këto dy vite kemi parë një veprim që ngrihet mbi një veprim tjetër. Gjithë vendi është mahnitur nga ajo që ka ndodhur sepse ka qenë në pritje të këtij çasti. SHBA përgëzon punën tuaj. Është domethënës që SPAK dhe BKH janë këtu sepse vetëm së bashku mund të merrni përsipër hetimin e atyre që dëmtojnë të tjerët për të pasuruar veten. Ky bashkëpunim e bën SPAK të fuqishëm. Ju nxis të punoni bashkë me njëri tjetrin që prokurorët dhe hetuesit të punojnë sup më sup. 2021 ka qenë pikë kthese kundër krimit të organizuar. BKH hap një kapitull të ri të institucioneve të pavarura. Vitin e ardhshëm do shohim një klasë tjetër që do ju bashkohet. Ne do vazhdojmë të bëjmë përpara hap pas hapi. Kur të biem do ngrihemi sërish. Pika kyçe është të ecësh përpara pavarësisht se çfarë thotë të tjerë. SHBA ju mbështesin në çdo mënyrë. Në këtë përvjetor duhet të jeni krenarë se tashmë jeni duke u bërë heronjtë e fëmijëve dhe tmerri i kriminelëve. Atyre që kishin menduar se mund të arratiseshin apo se kanë një mik nuk do jepnin llogari. Atyre ditëve po u vjen fundi. Jeni tmerri i fëmijëve dhe shpresa e fëmijëve”, u shpreh Kim.

Të fundit

E bujshme/ Luka Modric do të largohet nga Real Madrid në fund të këtij sezoni

Real Madridi ka njoftuar zyrtarisht largimin e mesfushorit legjendar Luka Modric, një lajm që ka befasuar tifozët anembanë botës. Përmes...

“M’u hiq qafe!” Kur politika të bën të dukesh si dëshmitar i Jehovait

Sëmundja më e madhe e Shqipërisë sot nuk është politika, por guaska individuale, e cila po kthehet në një guaskë kolektive, me të cilën...

Çfarë la pas tërmeti 6.1 Rihter që tronditi ishullin e Kretës (PAMJET)

Tërmeti me magnitudë 6.1 Rihter që goditi ishullin e Kretës këtë të enjte shkaktoi panik dhe frikë te banorët. Të trembur nga lëkundjet e forta...

Kim Kardashian diplomohet për drejtësi pas gjashtë vitesh përkushtim

Kim Kardashian ka përfunduar zyrtarisht studimet për drejtësi, duke përmbyllur një rrugëtim gjashtëvjeçar të mbushur me sfida. Ajo e ndau këtë arritje me ndjekësit...

Shehi flet pas dorëheqjes/ Dhashë shembull demokracie. Rama fitoi se nuk ka alternativë

Dashamir Shehi, pasi subjekti politik që përfaqësoi, Koalicioni Djathtas për Zhvillim, nuk mori asnjë mandat në zgjedhjet e 11 majit, dha dorëheqjen. Shehi theksoi se...

Lajme të tjera

Web TV