Ballkani i Hapur/ Vuçiç: Objektivi të lidhim njerëzit me njëri-tjetrin, ata që kanë menduar më shumë për të shkuarën se të ardhmen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha gjatë takimit për ‘Open Balkan’, se objektivi është që të lidhin njerëzit me njëri-tjetrin dhe konkretisht ato njerëz që kanë menduar më shumë për të shkuarën se për të tashmen dhe për të ardhmen.

‘Në fakt i keni shpjeguar të gjitha gjërat për të cilat kemi bashkëpunuar. Këto janë rezultatet e parë që ne kemi arritur deri më tash, të gjitha ato që prezantuam sot. Mbajta shënim një fjali të fortë të Rusvelt, ne ndoshta nuk përgatisim të ardhmen për fëmijët tanë, por mund të përgatisim fëmijët tanë për të ardhmen që i pret. Kjo është një iniciativë më e madhe se ne të tre. Do të krijoje bazën e themelet për fëmijët tanë. Objektivi më i rëndësishëm është të lidhim njerëzit me njëri-tjetrin. Ata njerëz që kanë menduar më shumë për të shkuarën se për të tashmen dhe për të ardhmen. Kam biseduar dje me përfaqësuesit e bizneseve shqiptare dhe pash një dëshirë shumë të madhe për të investuar e bërë biznes si në Maqedoninë e Veriut e të Serbisë. Besoj se shumë më shumë qytetarë apo pushues do të vijnë në Shqipëri.’– tha Vuçiç.

Të fundit

ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë në javë

Platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT ka arritur një rekord të ri, me 700 milionë përdorues aktivë javore, katër herë...

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me...

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes të rrugës

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme mbrojtësit dhe kapitenit të Spezias, Petko Hristov. Ky i fundit ka ndarë në llogarinë e...

Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e një avioni që u ngrit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu mëngjesin e së shtunës në kodrën San Gregorio, pak kilometra jashtë Catanias, duke prekur Rezervatin Natyror Micio...

Lajme të tjera

Web TV