“Ke kaq shumë para dhe nëna jote jeton kështu”/ Nusret publikon takimin me të ëmën, por përballet me kritika

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kasapi turk dhe pronari i shumë restoranteve, Nusret Gökçe pasuria e të cilit tejkalon 1,5 miliard euro është kritikuar për faktin se nëna e tij qëndron në një vend që është shumë “larg” stilit të tij të jetesës.

Nusreti është shumë aktiv në rrjetet sociale ku në Instagram numëron mbi 40 milion ndjekës të cilët mahniten nga mënyra se si ai “trajton” mishin. Ai ka publikuar një video ku shfaqet duke përqafuar nënën e tij sipas tij pas dy vitesh. Por, ajo që është vënë re është se nëna e Nusretit jeton në një vend që nuk është aspak “luksoz” duke marrë parasysh ato çfarë poston Nusreti edhe pse pasuria e e tij është majme.

Videoja ka tërhequr qindra komente pozitive dhe negative, me ndjekës që sugjerojnë se Nusreti duhet të shpenzojë disa nga milionat e tij për një shtëpi të re për nënën e tij.

“Ti ke kaq shumë para, pse nuk po jeton nëna jote në një rezidencë?”

“Pas 2 vitesh??!!!! Pse??!!!! Dhe pse nuk blini një shtëpi më të mirë për prindërit tuaj. Ti je i pasur tani!!”-shtoi një tjetër. Përveç kësaj, një tjetër detaj që ndjekësit nuk kanë pëlqyer është fakti se ai nuk i hoqi syzet e diellit teksa vizitonte nënën e tij.

https://youtu.be/8eXSRYETx2Q

 

Të fundit

Ku është uraniumi i Iranit? Inteligjenca europiane: Mori masat para sulmit

Të tjera fakte kanë dalë në dritë për fatin e uraniumit të Iranit. Rezervat e uraniumit të pasuruar në...

“Ndoshta ka konflikt”, trupat gjermane do të vijojnë në Kosovë

Bundestagu gjerman vendosi në lexim të dytë të vazhdojë pjesëmarrjen e trupave gjermanë në misionin e NATO-s në Kosovë, si pjesë e KFOR. Njoftimin...

Liderët e BE-së kërkesë Komisionit Evropian: Duhet koherencë me NATO-n

Një ditë pas samitit të NATO-s, ku vendet anëtare miratuan deklaratën e përbashkët për rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në 5 për qind të...

Kuvendi miraton propozimin e Fidel Yllit për sportin, PD: Ndërhyrje politike

Parlamenti miratoi sot disa ndryshime në ligjin “Për Sportin”, një projektligj i propozuar nga kreu i KOKSH-it, Fidel Ylli, që ka ngjallur reagime të...

Dash Sula del kundër PD: Njëri rri jashtë, tjetri pi kafe! I fusin një të qeshur…

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka shprehur sërish rezervat dhe pakënaqësitë e tija ndaj kolegëve demokratë. Sipas Sulës, opozita është e “çorientuar” dhe...

Lajme të tjera

Web TV