Hapet tregu i ri i rrobave të përdorura në Selitë, Veliaj shpërndan licencat e para

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përuroi sot tregun e ri të rrobave të përdorura në Selitë. Tashmë, banorët e komunitetit rom dhe egjiptian në këtë zonë, që deri dje shisnin në rrugë informale, do të kenë një treg të ri të formalizuar, ku të mund të ushtrojnë aktivitetin e tyre të shitjes së rrobave të përdorura.

Veliaj tha se më në fund pas 30 vitesh, komuniteti rom në zonën e Selitës, do të tregtojë në një hapësirë të re me kushte optimale për ta dhe qytetarët që frekuentojnë tregun. Veliaj tha se ambienti i ri do të jetë një vit pa asnjë pagesë për komunitetin rom.

“Më në fund ka ardhur dita kur komuniteti rom dhe egjiptian të trajtohen me të njëjtin dinjitet që trajtohet çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë që jeton në Tiranë, që do të jetojë me punë të ndershme. Do kemi një treg, e cili për një vit do të jetë pa asnjë kosto, pa asnjë pagesë. Edhe pse pagesa është modeste, por është një mënyrë për të dhënë një mesazh e për të thënë: Ne do shesim mbi një tezgë, nuk do shtrihemi në tokë, do respektojmë higjienën se jemi ende në një betejë me pandeminë dhe do jetë falas për një vit, si një mënyrë për të treguar se duam t’i japim të njëjtin respekt çdo komuniteti, çdo qytetari që do të jetojë me djersën e tij, me punën dhe mundin e tij”, theksoi ai.

Në mënyrë simbolike kryebashkiaku Veliaj shpërndau tre licencat e para për tregtarët e rinj në treg. “Sot kam një kënaqësi të jashtëzakonshme që të jap tre licencat e para. Këtu janë 100 licenca, pra nga 95 tregtarë kemi shkuar në 100; do shohim edhe mënyra kush do që të modifikojë tezgën dhe të ketë hapësirë për më shumë për reklamim, por unë besoj se sot i kemi dhënë dinjitet atij që shet, i kemi dhënë dinjitet atij që blen, i kemi dhënë dinjitet edhe atij që thjesht kalon dhe shikon një hapësirë që aty do bëhet një bahçe me lule.”

Lexo edhe :  Foto - Paradë në Parlament/ Si u veshën gratë deputete, Monika me të shkurtra

 

 

Në fund Veliaj ftoi qytetarët që t’i japin një dorë komunitetit rom, duke reklamuar këtë treg, pasi sipas tij kjo është agjencia më e mirë e marketingut.

Të fundit

3500 euro për letrat greke! Shoferi i autobusit si “agjenci punësimi”

Megjithëse është vetëm shofer dhe s’ka agjenci punësimi, Vango Zoto i mori një familje nga Delvina 3500 euro...

Greqia në alarm për situatën në Lindjen e Mesme, mbledhje urgjente!

Ministri grek i Mbrojtjes Nikos Dhendias ka thirrur pasditen e së mërkurës një mbledhje të jashtëzakonshme në sallën e Këshillit të Shefave të Shtabit...

“Me këtë strategji PD po e mbyll qepenin, zgjedhjet bashkiake…”

“Zgjedhjet lokale vijnë shpejt, njerëzit nuk janë budallenj…”, Lami: Me këtë strategji PD e ka mbyllur qepenin Analisti politik Roland Lami, në një koment gjatë...

Federata Angleze akuzon për doping shokun e Brojës te Chelsea

Mykhailo Mudryk është zyrtarisht akuzuar nga Federata Angleze e Futbollit (FA) për shkelje të rregullave antidoping, duke përballur mundësinë e një pezullimi deri në...

Netanyahu falënderon Trump për mbështetjen ndaj Izraelit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu falënderoi Presidentin e SHBA-së, Donald Trump për “qëndrimin në krahun tonë” ndërsa Izraeli ecën përpara me luftën e tij kundër...

Lajme të tjera

Web TV