Stafi organizoi festën në lokal pa ftuar pronarin, si e zbuloi ai ‘tradhtinë’ e punonjësve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Stafi i një lokali në Bolton vendosi të bëjë një festë sekrete për fundvit, por pa ftuar pronarin!

Me kapuça babagjyshi në kokë, muzikë dhe alkool, ata kanë festuar, vetëm se harruan një detaji fare të vogël…kamerat e sigurisë së lokalit!

Pikërisht për këtë arsye, pronari i cili siç tha se i kontrollon shpesh kamerat zbuloi festën e “çmendur” të punonjësve të tij, në të cilën edhe nuk ishte i ftuar.

“ Unë shpesh kontrolloj kamerën e sigurisë sepse shikoj si shkojnë gjërat. E bëj për sigurinë e të gjithëve. I pashë të mbledhur, të veshur me kapuçin e babagjyshit të vitit të ri, duke zbukuruar tavolinat dhe duke shkëmbyer dhurata. Më pas një nga muzikantët e lokalit nisi të luante muzikë”, tha ai.

Në një moment, grupi festiv zbuloi se kishin harruar kamerat dhe vendosën t’i mbulojnë me kapuçat e babagjyshit, por përpara kësaj ata nuk harruan të “përshëndesnin” shefin.

“Ishte pak e pafytyrë, por nuk e kisha problem. Doja që ata të mos pinin shumë, do të kishin një javë të gjatë përpara”, tha pronari për mediat lokale.

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV