Viti 1914, kur Krishtlindja ndali luftën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjithçka filloi më 28 korrik 1914 dhe përfundoi më 11 nëntor 1918. Një konflikt si ky nuk ishte parë kurrë më parë në histori. Rreth 65 milionë njerëz morën armët dhe u përfshinë në këtë luftë.

Ishte me të vërtetë një konflikt global, nga brigjet e Amerikës deri tek territoret e Azisë. Ishte një luftë që ndryshoi natyrën e vetë luftës. Por megjithatë, një copëz humanizmi mbijetoi në gjithë atë errësirë.

Ishte Krishtlindja në Frontin Perëndimor, në Francën Veriore ku përballë ishin gjermanët me britanikët, kur diçka e çuditshme ndodhi. Në orët e vona të vigjiljes së Krishtlindjes trupat britanike dëgjuan ato gjermane në llogoret përballë duke kënduar këngë festash dhe patriotike dhe panë fenerë të ndezur.

Britanikët, fillimisht ngurrues, u bashkuan me ta. Ishte fillimi i një armëpushimi jozyrtar në Frontin Perëndimor, që u njoh si “Armëpushimi i Krishtlindjes”.

Ditën tjetër, më 25 dhjetor, gjermanët ftuan britanikët të takoheshin në një territor neutral. Fillimisht ishullorët dyshuan se gjermanët do të përpiqeshin t’i vrisnin, por kur shkuan i gjetën ata të çarmatosur.

Të dyja palët shtrënguan duart, shkëmbyen dhurata, kënduan, bënë fotografi, shkëmbyen ushqime dhe suvenir. Së bashku ata gjithashtu varrosën viktima të luftës dhe riparuan disa llogore të dëmtuara.

Por gjëja më e çuditshme është se ranë dakord për një ndeshje futbolli Britani-Gjermani. Ishte 1 janari i vitit 1915, kur një major britanik, në kushte anonime, i shkroi gazetës “The Times” se një regjiment anglez kishte luajtur një ndeshje futbolli me gjermanët, të cilët i kishin mundur 3-2.

Kjo ishte ndeshja e vetme e futbollit e luajtur në “tokën e askujt” gjatë Luftës së Madhe. Ishte një situatë e paparë më parë në fushë betejë. Në nder të kësaj ndeshjeje është ngritur dhe një memorial i njohur si “Armëpushimi i Krishtlindjes”, në Frelinghien të Francës.

Lexo edhe :  "Fuqitë e lanë te porta e…”/ Historia tragjike e mikut personal të Zogut

Vlen të theksohet se asokohe, me të marrë vesh çfarë kishte ndodhur, komandantët e ushtrive të përfshira në luftë morën masa të rrepta që armëpushime të tilla të mos përsëriteshin më.

Të fundit

Filmat e krijuar me Inteligjencë Artificiale mund të fitojnë Oscar?!

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit ka njoftuar rregullat e reja, sipas të cilave përdorimi i Inteligjencës Artificiale...

Aksident në Shkozet, përplasen 4 makina, shoferët grushtohen me njëri-tjetrin

Një aksident i katërfishtë është regjistruar pasditen e së martës në zonën e Shkozetit, në Durrës. Mësohet se katër automjete janë përplasur në rrethana ende...

Tokat pa pronar, në maj hyn në fuqi “paketa e maleve”, në shitje me 1 euro

Nga muaji i ardhshëm tokat pa tapi, dalin në shitje me 1 euro. Paketa e Maleve” e cila synon të tërheqë investime në zonat...

Premtimet ekonomike, cila parti i ka më të realizueshme?

Fatos Çoçoli Partia Demokratike është parti që e barazon veten me një parti konservatore, pra të djathtë. Megjithatë, tek premtimet ekonomike, rrogat, pensionet, minimumi jetik...

Njeriu i butë, himni i Papa Françeskut për forcën e butësisë

Alba Malltezi Iku një Papë i veçantë: Donte thjeshtësinë në kohën e luksit të shfrenuar. Donte butësinë, në kohën e arrogancës së pakufi, donte paqen...

Lajme të tjera

Web TV