Çarli Çaplin, aktori gjenial i filmit pa zë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ai është një prej artistëve më të mëdhenj të shekullit të njëzetë. Një talent i jashtëzakonshëm, i cili shpenzoi jetën për t’i bërë njerëzit të qeshin dhe të mendojnë. Çarli Çaplin është shumë më tepër se sa një aktor. Ai është një legjendë. Lindur në vitin 1989 në Londër, ndërroi jetë në Zvicër më 25 dhjetor 1977. Mustaqe të zeza, kapelja, bastuni dhe të ecurit si rosak me këpucët e mëdha – karakteristika të Çarli Çaplin këto që nuk i harron askush.

Që në moshën 5 vjeçare, u përball për herë të parë me publikun. Nëna Hannah, aktore teatri, preferonte më mirë ta merrte në teatër kur interpretonte, sesa ta linte në shtëpi vetëm. Në moshën 14 vjeçare, tepër kurajoz u prezantua në agjencinë teatrale Blackmore të Londrës, duke arritur të merrte një pjesë në komedinë “Sherlock Holmes”. Në vitin 1913, ndërsa po interpretonte në Amerikë, në Filadelfia, i propozohet një kontratë me vlerën e 150 dollarëve në javë. Në vitin 1914, krijohet roli i Charlot.

Chaplin nisi të angazhohej në filmat ku interpretonte në të gjithë aspektet. Në fund, Çaplin merr atë që dëshironte, që nga fillimi i vitit 1914 mund të ishte regjisori i të gjithë filmave të tij. Gjatë kësaj periudhe filmat janë të shumtë. Ndër të tjera Çaplin fillon të shoqërohet me disa shok që e shoqërojnë në punët e radhës, midis së cilëve aktorja e zonja Edna Purviance. Në 1916 kalon tek një tjetër shtëpi prodhimi, Mutual Film Corporation, ku ndër të tjerëve do të realizohen një seri filmash që qendër të të cileve ishte personazhi Sharlot.

Në 1919 themelon me miqtë Mary Pickford, Douglas Fairbanks dhe David Wark Griffith, ‘United Artists’. Së bashku, këta aktorë dëshironin të mundnin sistemin hollivudian. Nga ‘United Artists’ realizohen “La donna di Parigi” (1923), “La febbre dell’oro” (1925) dhe “Il circo” (1928).

Lexo edhe :  Emmy Noether, gruaja më e urryer e Rajhut të Tretë

Për fat të keq, në mes të shumë admiruesve, Çaplin kishte edhe shumë armiq, të cilëve nuk u pëlqente ai i huaj që kishte triumfuar në Hollivud, pa kërkuar kurrë qytetarinë amerikane. Konservatorët amerikanë, midis së cilëve edhe disa katolikë, akuzojnë Çaplin si të parespektueshëm në lidhje me çështjet e moralit dhe të fesë. Çaplin, për fat të keq përfundon në polemika të pafundme amerikane dhe me gjithë familjen e tij kthehet në qytetin e lindjes. Pas dy ditë lundrimesh, radio komunikon se ministri i drejtësisë amerikane e kishte anuluar takimin e kthimit të regjisorit, Çaplin nuk mund të kthehej më në Amerikë. Në Londër “Luci della ribalta” u prit mjaft mirë. Çaplin dëshironte të jetonte në kryeqytetin anglez, por iu desh të përballej me një ligj tepër të ashpër. Kështu që vendos të transferohet në Corsier-sur-Vivey, në Zvicër, ku vdiq natën e Krishtlindjeve në vitin 1977.

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV