Malësi e Madhe/ Burri denoncon zhdukjen e gruas, telefoni i saj dhe një fletore gjenden në…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Malësi e Madhe- Në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe, shtetasi G. H., banues në fshatin Meshqerraj, Njësia Administrative Gruemire , Malësi e Madhe, ka bërë kallëzim pasi bashkëshortja e tij, shtetasja Sh. H., 48 vjeçe është larguar nga banesa në orët e para të paradites së datës 24.12.2021 dhe nuk është kthyer më.

Duke vlerësuar maksimalisht situatën dhe rëndësinë e saj, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe në bashkëpunim me Forcat Operacionale të DVP Shkodër, kanë nisur kërkimet për gjetjen e saj.

Si rezultat i informacioneve të marra në rrugë operative, dhe pas kontrollit në territorin e fshatit Meshqerraj në afërsi të një gryke (shpellë) janë gjetur telefoni i saj dhe një fletore. Dyshohet se kjo shtetase të jetë vetëhedhur në këtë grykë dhe për pasojë dyshohet se ka humbur jetën.

Për shkak të territorit shumë të vështirë nuk u bë e mundur gjetja e saj dhe kërkimet janë ndërprerë, pasi pritet që në vendin e ngjarjes, në orët e para të mëngjesit të mbërrijë edhe forcat e RENEAS dhe FNSH-së me mjete të specializuara për të bërë të mundur gjetjen e trupit të shtetases Sh. H.

Nga ana e grupit hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punohet për të sqaruar me detaje motivet e kësaj ngjarjeje.

Të fundit

Pas Alimehmetit, edhe Lisandër Hoxha kërkon rivlerësimin e votave preferenciale

Kandidati i PD në zgjedhjet e 11 majit, Lisandër Hoxha, i është drejtuar me një kërkesë Komisionit të Ankesave...

Deputeti socialist: 83 mandatet e PS janë meritë e Saliut!

Për deputetin socialist Petro Koçi, vota e 11 majit ishte një protestë ndaj Berishës. I ftuar në edicionin ‘Tirana Live’, Koçi tha se në...

Toka dhe shtëpia pa letra, avokati shpjegon hapat: Ja si t’i regjistroni!

Mëngjesin e sotëm në “Koha për t’u zgjuar” ishte i ftuar avokati Erald Aga, i cili foli në lidhje me ligjin 2020. Ai ka sqaruar...

Diagnostikimi i sëmundjes së Alzheimerit vetëm me një analizë gjaku!

FDA ka dhënë dritën jeshile për testin e parë të bazuar në analizën e gjakut për diagnostikimin e sëmundjes së Alzheimerit, një teknologji premtuese...

Fshati zviceran “gëlltitet” nga akullnaja/ Pamjet pas katastrofës (VIDEO)

Pamjet e reja befasuese tregojnë momentin kur një fshat zviceran varroset nga një akullnajë e rrëzuar, duke shkatërruar shtëpi me kryebashkiakun që tha se...

Lajme të tjera

Web TV