35-vjeçarja humb jetën pasi kirurgu i kryen tre procedura estetike njëherësh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mësuesja Roberta Lopes dos Passos ka humbur jetën Ditën e Krishtlindjes pasi një kirurg estetik kreu ndaj saj tre procedura në të njëjtën kohë. Policia po e trajton rastin si vrasje nga pakujdesia.

Policia braziliane tha se nëna e dy fëmijëve pësoi atak kardiak teksa kryente tre procedura kozmetike në të njëjtën kohë.

Roberta Lopes dos Passos vdiq disa ditë më vonë në Hospital do Coracao në shtetin brazilian të Santa Catarina.

Ajo ishte 35 vjeçare dhe lë pas të fejuarin dhe dy fëmijë me moshë tre e gjashtë vjeçare.

Mësuesja kishte pësuar atakun kardiak fatal pasi kirurgu estetik tentoi të kryente njëkohësisht në trupin e saj tërheqje të barkut, mamoplasti dhe liposuksion të barkut, në spitalin e Sao Jose.

Familja e saj denoncuan cështjen në polici ditën e vdekjes teksa kirurgu Sergio Keinet është ndaluar për lëndime trupore prej neglizhencës. Ai pretendon se kirurgjia kishte shkuar pa probleme.

Partneri i viktimës Leandro Luiz Silveira, the se procedura kishte zgjastur rreth 6 orë, pas së cilës Lopes dos Passos ankohej për dhimbje. Më vonë ajo u diagnostikua me atak kardiak teksa grupi që e operoi tha se kirurgjia kishte kaluar në mënyrë normale.

Zhvillimi vjen pas disa aksidenteve të rënda gjatë procedurave të kirurgjisë plastik.

Një sondazh në Britani zbulonte se tiparet më të kërkuara në kirugjitë plastike ishin sytë e Angelina Jolie, të pasmet e J-Lopez, dhe buzët e Michelle Keegan.

Të fundit

Shqiptarët kthehen nga Britania e Madhe, marrin 1200 paundë nga qeveria

Një azilkërkues i ri me një bluzë me kapuç blu u ul dhe deklaroi me një theks të rëndë...

Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

Nanda e drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, e njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, sipas përgjimeve të publikuara...

Mali i Zi i befason të gjithë: rezervon një vend, fle diku tjetër

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të flini”. Kështu e përshkruan Milloshi...

Pse milionerët po dynden drejt Dubait?

Pasanikët po dynden drejt Dubait në numër rekord, të tërhequr nga qyteti në shkretëtirë që ka politikë të zero taksave mbi të ardhurat dhe...

Policia Kufitare bllokon 26 mjete lundruese nga Komani në Ksamil

Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Gjatë kësaj jave,...

Lajme të tjera

Web TV