Ja kush është 35-vjeçari që u ekzekutua sot në Peqin/ Vëllai i viktimës vrau një 44-vjeçar në qershor!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hakmarrja duket se është motivi i vrasjes së 35-vjeçarit Albi Bashaliu mëngjesin e sotëm në Peqin. Më 8 qershor të këtij viti, në fshatin Gjoçaj të Peqinit, vëllai i viktimës Leonard Bashaliu vrau me armë zjarrin 44-vjeçarin Albert Xhahysa, pronar i një studio Tv Kabllor në Pajovë Peqin.

Sipas burimeve nga grupi hetimor motivi kryesor ku po hetohet vrasja e sotme e 35-vjeçarit është pikërisht hakmarrja për krimin e kryer nga vëllai i tij.

Por çfarë deklaronte Leonard Bashaliu pas vrasjes së të njohurit të tij Albert Xhahysa? Ai rrëfeu se nuk donte që ta vriste bashkëfshatarin e tij, por se ai e kishte ofenduar vazhdimisht.

“Kurrë nuk do ta kisha vrarë, por më ka dhunuar dhe fyer vazhdimisht. Kohët e fundit edhe më pati kërcënuar. Ndjehesha i rrezikuar. Më kishte stresuar aq shumë sa nuk kisha më qetësi dhe nuk flija as gjumë. I kisha thënë; “mos më shqetëso”, por ai vazhdonte të ma nxinte jetën. Edhe herën e fundit kur jemi parë në mëngjes rastësisht në lokal ishte ai që më kërcënoi pa i thënë unë asnjë fjalë.

U ndjeva i poshtëruar para të njohurve dhe fillova ta urrej deri në atë masë sa vendosa që t’i jap fund kësaj historie torturuese. Dola jashtë dhe një mijë mendime më vinin në kokë. Ika nga lokali dhe mora armën, u ktheva shpejt dhe e qëllova. Fillimisht u ndjeva i lehtësuar, por u pendova shpejt por nuk korrigjohej me ajo që bëra. Ishte e tmerrshme. U kërkoj ndjesë familjarëve të tij.”, -mësohet të jetë shprehur autori i vrasjes.

Të fundit

Qeveria Shqiptare miraton Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030

Në mbledhjen e sotme, Qeveria Shqiptare ka miratuar Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030. Lajmin e ka bërë të ditur...

Senati Amerikan hedh poshtë rezolutën për bllokimin e shitjes së armëve Izraelit

Senati i SHBA-së ka hedhur poshtë një kërkesë për bllokimin e shitjes së armëve Izraelit. Sipas mediave të huaja, një numër gjithnjë e në rritje...

Ligji për zonat e mbrojtura, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD

Gjykata Kushtetuese shqyrtoi padinë e bërë nga 1/5 e deputetëve për ligjit për zonat e mbrojtura dhe vendosi rrëzimin e kërkesës së 37 deputetëve...

Plagosje me thikë në Shkodër, i plagosuri në spital

Një plagosje me thikë ka ndodhur para pak minutave në Shkodër. I plagosur ka mbetur një burrë i moshës 40-45 vjeç, i cili është...

Zyrtare/ Marrin fund spekulimet, Max Verstappen do të garojë për RedBull në vitin 2026

Max Verstappen ka njoftuar se do të vazhdojë të garojë me RedBull në Formula 1 për vitin 2026, duke i dhënë fund spekulimeve se...

Lajme të tjera

Web TV