Janari pritet të sjellë bisedimet SHBA-Rusi për çështjet e sigurisë/ Lavrov: Do diskutojmë edhe me NATO-n

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bisedimet mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara rreth kërkesave të Moskës për garanci nga Perëndimi që NATO nuk do të zgjerohet në Ukrainë, pritet të zhvillohen në fillim të janarit. Negociatat kryesore do të zhvillohen me Shtetet e Bashkuara, menjëherë pas përfundimit të festave të Vitit të Ri, u shpreh sot gjatë një interviste ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.

Në Rusi, pushimet zgjasin 10 ditë, deri më 9 janar. Moska ka kërkuar garanci nga Perëndimi që Ukraina dhe republikat e tjera ish-sovjetike të mos anëtarësohen në NATO, si dhe një tërheqje të trupave të NATO-s nga vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore. Uashingtoni dhe aleatët e tjerë kanë refuzuar të japin angazhime të kësaj natyre, por kanë thënë se janë të hapur për bisedime.

Kërkesat e Moskës, të paraqitura në formën e një projekt-traktati sigurie me Shtetet e Bashkuara dhe të një projekt-marrëveshjeje mes Moskës dhe NATO-s, u hartuan mes shtimit të tensioneve, për shkak të rritjes së pranisë së trupave ruse në afërsi të kufirit me Ukrainën, gjë që ka ngjallur shqetësime për një sulm të mundshëm ndaj këtij vendi. Rusia mohon se po planifikon të sulmojë fqinjin e saj, por këmbëngul në garanci ligjore kundër zgjerimit të NATO-s dhe dislokimit të armatimeve në Ukrainë.

Ministri i Jashtëm rus tha se veç bisedimeve me Uashingtonin, Moska do të zhvillojë bisedime të veçanta edhe me NATO-n mbi këtë çështje. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka thirrur një takim të Këshillit NATO-Rusi më 12 janar.

Zëdhënësi i Kremlinit e konfirmoi sot zhvillimin e takimit, duke i quajtur të rëndësishme bisedimet me NATO-n, por shtoi se hollësitë janë duke u përgatitur nga diplomatët dhe data mbetet ende për t’u konfirmuar./VOA/

Të fundit

Anglia liron 26 mijë të burgosur: Nuk kemi vend

Mbi 26,000 të burgosur, përfshirë edhe disa me dënime të gjata, janë liruar në Mbretërinë e Bashkuar në kuadër...

Zbulohet arsyeja pse Cristiano e mban celularin jashtë dhomës së gjumit

Tashmë të gjithë e dinë se Cristiano Ronaldo mban një rutinë rigoroze stërvitore në moshën 40 vjeç, si dhe ndjek udhëzime po aq të...

Tiranë, bie nga lartësia në kantier! Humb jetën punëtori 67-vjeçar

Një 67-vjeçar, punëtor në një kantierë ndërtimi ka humbur jetën tragjikisht ditën e djeshme. Policia e Tiranës njofton se shtetasi Rr.M., 67-vjeç ka humbur...

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes konfirmon viktimën e parë

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar me një njoftim për mediat pasi në vendin tonë u regjistrua ditën e sotme viktima e parë nga zjarret. “Është...

80 mln euro dështim, ylli i United i ofrohet Bayernit

Nicolas Jackson ka disa ditë që raportohet si një nga objektivat e Bayern në merkato. Në fund, doli që nuk ishte kështu. Vetë klubi...

Lajme të tjera

Web TV