Mbeti i vdekur bashkë me djalin 3 vjeç në aksidentin tragjik, identifikohet viktima. Gruaja rëndë te Trauma

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Identifikohet i riu që humbi jetën sot në aksidentin tragjik bashkë me të birin e mitur, ndërsa gruaja e tij lufton me vdekjen.

Ngjarja e rëndë ndodhi në aksin Milot-Rubik, ku u përfshinë dy automjete. Sipas BW,  fatkeqësisht humbi jetën Shkurt Prenga, 31 vjeç, dhe djali i tij i mitur 3 vjeç, me inicialet O.P., i cili ishte ulur në vendin e pasagjerit bashkë me nënën e tij. Mësohet se nëna e vogëlushit, Fabiola Prenga ndodhet në gjendje të rëndë. Ndreka raporton se çifti nga fshati Rrilë i Lezhës, udhëtonte bashkë me fëmijën e tyre në mjetin tip ‘Opel’ kur u përfshinë në aksident, duke u përplasur me një ‘Benz’.

Si pasojë e përplasjes, mjeti ku udhëtonte çifti i ri është përplasur dhe me barrierën e rrugës, duke bërë që për dy anëtarët e familjes goditja të jetë fatale. I mituri ndërroi jetë në vend, ndërsa babai i tij në spital. Nga hetimet paraprake, ka dyshime se shkak është bërë një parakalim i gabuar nga mjeti tip ‘Benz’ që u përfshi nga flakët, ndërsa shoferi ndodhet në gjendje të rëndë te Trauma. Po ashtu dyshohet se shkak është bërë edhe lagështira në rrugë.

Të fundit

“Salianjin, nuk e pritën demokratët”/ Berishës i interesonte që ai të mbahej në burg

Ish anëtari i Kryesisë së PD, Roland Bejko thotë Ervin Salianjin, nuk e pritën demokratët në PD, pas lirimit...

Shqipëria po plaket, grupmosha mbi 60 vjeç zuri një të tretën e popullsisë në 2024

Trendet demografike po përkeqësohen nga viti në vit, me rënie të fortë të popullsisë së re në moshe dhe rritje të numrit të pensionistëve. Të...

Pamjet/ Shkrumbohet nga flakët restoranti në Theth, zjarri shuhet nga banorët! Detajet

Një restorant në Theth është shkrumbuar nga flakët në mesnatë. Siç shihet nga pamjet i gjithë restoranti është nën “pushtetin” e zjarrit. Nga flakët raportohet se ka...

Paundi dhe dollari në “krizë”/ Kursi i këmbimit, 10 korrik 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 82.9 lekë dhe do të shitet me 84.1 lekë. Euro do të...

Automjeti del nga rruga dhe përfundon në liqen, humb jetën 34-vjeçari

Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor "Pogradec-Qafë Thanë", automjeti që drejtohej nga shtetasi A. B., 34 vjeç, dyshohet se si pasojë e humbjes së...

Lajme të tjera

Web TV