“Do e ndajmë, aq sa kemi”, kriza energjetike në Kosovë, Rama: Po shohim çdo mundësi ndihme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Do e ndajmë me Kosovën, aq sa kemi” Ky ka qenë reagimi më i fundit i kryeministrit Edi Rama lidhur me krizën energjetike që ka hyrë Kosova ditët e fundit. I pari i qeverisë premton se do të shihet çdo mundësi me ministrinë e Energjitikës për të dhënë ndihmë për Kosovën. Sipas Ramës, të paktën dy ditët e festave të ndërrimit të viteve qytetarët e Kosovës nuk do të kenë probleme me energjinë.

“Duke e ndjekur me shqetësim krizën e rëndë energjetike që ka prekur Kosovën kërkova sot nga ministria e Energjisë të vlerësojë çdo mundësi ndihme për qeverinë e Kosovës, që familjeve në Kosovë të mos u mungojë energjia elektrike në dy ditët e festës popullore të ndarjes së viteve!” shkruan Rama.

Edhe pse disa kohë më para Rama shpalli krizën energjetike edhe në vendin tonë, sipas tij kjo nuk do të ndalojë ndihmën për Kosovën. Kreu i qeverisë theksoi se sado pak energji të ketë Shqipëria do ta ndajë edhe me Kosovën.

“Shqipëria s’e ka aspak të lehtë mbrojtjen e vijueshme të familjeve e sipërmarrjeve të vogla nga dallga e tërbuar e krizës energjetike që po kërcënon çdo vend, por në sekëlldira të mëdha apo në gëzime popullore siç është Viti i Ri, ne s’mund të mos e ndajmë me Kosovën aq sa kemi!” shkruan Rama.

Të fundit

Një hap përpara në integrimin/ Prezantohet Masteri për “Inteligjencën Mjekësore”

Siguria kombëtare nuk ka të bëjë më vetëm me sfidat tradicionale gjeopolitike, por sot përfshin gjithashtu një aspekt gjithnjë...

Dita e Verës në Elbasan, kryeqendra e festës shtron tavolinën e panairit të zejeve

Panairi i zejeve dhe kulinarisë, i cili bëri bashkë shkollat 9-vjeçare të Elbasanit, në rrugicat e kalasë historike të Elbasanit, tryeza me punime artizanale,...

Berisha prezanton programin e qeverisjes për Infrastrukturën

Gjatë prezantimit të programit të qeverisjes për infrastrukturën dhe transportin, kryetari i PD e ka cilësuar aeroportin e Vlorës, si aeroport të gjobës së...

Donatella largohet nga “Versace” pas 27 vitesh, ja kush ja zë vendin

Donatella Versace, pas 27 vitesh suksesi të madh në Versace, ka vendosur të largohet nga posti i drejtoreshës kreative të shtëpisë së themeluar nga...

Pse nuk je në listë?/ Hajdari: I kërkova Berishës të mos jetë kandidat për kryeministër

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari, ka reaguar në lidhje me mungesën e saj në listat e kandidatëve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Ajo...

Lajme të tjera

Web TV