Harta e re gjyqësore/ Ministri i Drejtësisë: Afron njeriun me gjykatat, rrit cilësinë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja është shprehur se harta e re gjyqësore është një balancim shumë i mirë i tre prej kritereve kryesore. Sipas tij, kjo hartë do të afrojë gjykatat me njeriut, do të rrisë cilësisë dhe do të përdoren më së miri dhe burimet publike.

“Grupi i Punës ka kryer një punë të lavdërueshme, të garantohet afërsia e individit me gjykatën. Ne jemi kujdesur për të garantuar që ky propozim të përmbush objektivat e ligjit, por të ketë një hartë gjyqësore që i paraqitet realitetit shqiptar.

KLGJ të kujdeset që të ruajë një sportel ku të parashikojnë një gjykatë, ministria e drejtësisë në analizën që ka kryer, ka shqyrtuar edhe kriterin e garantimit të aksesit në drejtësi dhe nevojën që gjykata të jetë sa më afër qytetarit.

Ky propozim është balancimi më i mirë, afërsisë së gjykatave me njeriut, rritja e cilësisë dhe përdorimi sa më i mirë i burimeve publike. Edhe në nivel Apelit, nisur nga lëvizjet demografike, 90% e qytetarëve do të kenë askes në Apelin e Tiranës. Kjo është zgjidhja më e balancuar për të pasur një hartë gjyqësore, do të realizohet thelbi i së drejtës, se do të sjellë normalizimin e ngarkesës, seancat nuk do të shtyhen më për kohë të gjata duke ulur kostot”, tha Manja.

Të fundit

Sot i jepet lamtumira kryepeshkopit Janullatos. Në Tiranë, delegacion nga e gjithë bota

Sot i jepet lamtumira e fundit kryepeshkopit Anastas Janullatos. Ceremonia mortore do të mbahet në orën 11:00, pas mbarimit...

“Materniteti “Mbretëresha Geraldinë” po rilind”/ Rama inspekton punimet: Kushte optimale

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, inspektoi punimet që po kryehn në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”. Sipas Ramës, materniteti po rilind,...

Reshjet e shiut në Durrës/ Ministria e Mbrojtjes: Grupet e punës në terren

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë një përditësim të situatës në Durrës, pas reshjeve të dendura të shiut. Përmes një njoftimi, ministria sqaron se Grupet e...

Rama nga Shërbimi i Neurokirurgjisë: Investimet e reja ofrojnë një shërbim më cilësor

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Reparti i Neurologjisë në spitalin e Traumës në Tiranë, ku janë bërë investime të reja. Kreu...

Nën akuzë për shpërdorim detyre, ish-senatori Bob Menendez dënohet me 11 vjet burgim

Ish senatori Bob Menendez u dënua të mërkurën me 11 vjet burg pasi u gjet fajtor se kishte marrë në formë ryshfeti para dhe...

Lajme të tjera

Web TV