‘Më shajnë por nuk do t’ju ndahem demokratëve’, Rama: Do jem si hije që ju jep dorën kur rrëzoheni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, ndërsa ka zhvilluar një takim me familjet e prekura nga tërmeti në Bubq, komentoi edhe situatën e brendshme politike në PD.

Ndonëse në mënyrë indirekte, Rama u shpreh se qeveria flet me vepra dhe se kjo është vepra për të gjithë ata të cilët e kanë kritikuar apo akuzuar se ka vjedhur fondet.

Po ashtu nuk ngurroi të etiketonte demokratët, duke u shprehur se tashmë ata do ta kujtojnë sa herë që do të hyjnë në shtëpi dhe do të hapin bravën.

Po ashtu ai theksoi se pavarësisht sharjeve, nuk do t’i ndahet demokratëve dhe do të mbahet mend si njeriu që është aty sa herë rrëzohen për t’i dhënë dorën dhe për t’u ringritur së bashku.

‘Kam thënë se i nxjerr lekët nga dheu. Këtë e kam thënë nga dhimbja që kam ndjerë në momentin e parë. Ai kontribut në raport me të gjithë volumin është një pjesë modeste. Qeveria është aty për të administruar lekët e taksapaguesve, për të krijuar aleanca dhe unë besoj që ne i kemi bërë të gjitha këto ashtu si duhet. Për ata që thonë janë borxhe, i them se çfarë ndodh në shtëpinë tuaj kur pikon çatia, shkon e merr borxh, e garanton dhe e lan pak nga pak. Si mund të bëhen të gjitha këto pa marrë asnjë borxh? Pas gjitha asaj balte, apo akuzave, jam i vendosur të mos humbas asnjë minutë me ata që shajnë dhe akuzojnë. Ja ku është vepra dhe tani më vjen mirë me demokratët sidomos ata të bravave që kur të hyjnë në shtëpi ta hapin bravën dhe të më kujtojnë mua. Ata do të më shajnë, por do më shajnë rahat ulur në shtëpi. Kushedi sa ka vjedhur nga kjo shtëpi. Do t’i thonë të gjitha këto sharje, por unë do t’ju kujtohem për të mos iu ndarë demokratëve si hije që kur rrëzohesh është aty të jep dorën dhe të thotë çou se jemi bashkë. Ndaj t’i gëzoni shtëpitë dhe sa më të sigurta bravat”, tha ndër të tjera Rama.

Lexo edhe :  Vija e kuqe për mua!/ Agron Shehaj nuk përjashton kandidimin për Bashkinë e Tiranës

Të fundit

Turizmi, net-qëndrimet e të huajve në hotele u rritën me 32%, kryesuan italianët

Pavarësisht lëkundjes së lehtë që shënoi lëvizja e shtetasve në muajin e tretë të vitit, të dhënat e hoteleve...

Gjikondi: Berisha po shkon si “çeço” në SPAK, jo më si kaposh në ballkon

Pas zvarritjeve disamujore, dosja “Partizani” këtë të hënë kaloi për gjykim dhe ish-kryeministri Sali Berisha do të hetohet për veprën penale të “korrupsionit pasiv”. Juristja...

KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftuar se ka marrë vendim në lidhje me procesin zgjedhor, duke urdhëruar numërimin fillestar të dy kutive të votimit që...

“Rruga për në burg ka nisur”/ Avokati paralajmëron fatin e Berishës

Për herë të parë në gjykatën e posaçme do të zhvillohet një proces gjyqësor ndaj një ish-kryeministri për akuzën e korrupsionit. Gjykata e Posaçme vendosi...

Fitoi mandatin e deputetit/ Erald Kapri: Vota e Diasporës cenoi fshehtësinë e votës

Erald Kapri do të jetë për herë të parë në Parlament dhe mandatin e mori duke garuar me Partinë Mundësia, që arriti të marrë...

Lajme të tjera

Web TV