Incidenti gjatë natës së ndërrimit të viteve/ Drejtori i Policisë së Shtetit: Ky vit ka filluar me këmbë të mbarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano pas mometeve të ndërrimit të viteve ka inspektuar shërbimet e Policisë në terren duke i uruar për Vitin e Ri dhe falenderuar për angazhimin e punën e bërë prej tyre.

Nano ka dhënë një prononcim për mediat tha se jane marre dhe po merren te gjitha masat per mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë së qyfterëve.

“Dua të falenderoj gjithë punonjësit e Policisë që kanë qënë në shërbim, kanë kryer një punë të mrekullueshme, po ashtu edhe të gjithë forcat e Policisë, të cilat janë në gadishmëri të plotë për të siguruar rend edhe qetësi në të gjithë territorin e Shqipërisë, nuk kemi patur asnjë incident deri më tani të raportuar apo të konstatuar.

Fatmirësisht ky vit ka filluar me kembë të mbarë, është e vërtetë që është një vit ndryshe dhe kërkohen masat anticovid, por siç i shikoni të gjithë njerëzit që po festojnë janë të gëzuar dhe une i uroj të gjithëve një vit të mbarë, të shëndetshëm dhe shumë të suksesshem.
Në ditët në vijim situata do të kthehet në situatën normale dhe shërbimet e Policise do të vazhdojnë shërbimet e tyre si i kanë kryer dhe më përpara, kështu që nuk presim ndonjë ndryshim të madh, të gjithë qytetarët e dinë sesi duhet të sillen në raport me masat anticovid dhe me shërbimet që kryen Policia, ashtu dhe me orarin e përcaktuar dhe për këtë do të ketë dhe njoftime nga ana jonë.

Deri më tani nuk kemi të konstatuar dhe të raportuar asnjë incident. Është një banesë, kemi mar një njoftim, ka shkuar zjarrfiksja dhe punonjësit e Policisë po marin masa për shuarjen e zjarrit, në banesë nuk ka asnje person të dëmtuar, shkakun do ta përcaktojmë më vonë dhe do të kemi një njoftim tjetër për shtyp, ju faleminderit, gëzuar të gjithëve.”, tha Nano.

Të fundit

Studimi nga Zaloshnja: Katolikët në Shqipëri janë më besimtarët pas komunizmit

EDUARD ZALOSHNJA - Ditët e fundit, Ministria e Financave publikoi listën e familjarëve që përfitojnë këstin e pestë të...

“Putini është grabitqar, nuk do të ndryshojë”

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, nuk i kurseu fjalët ndaj Vladimir Putinit gjatë një vizite të dielën në kufirin e Polonisë...

Izraeli do të fusë Greta Thunberg në një burg terroristësh

Arrestimi i aktivistëve në kushte si të ishin terroristë dhe sekuestrimi i anijeve të tyre për t'i shndërruar në një flotë policie është strategjia...

Belgjika, 100 mln euro për blerjen e armëve nga SHBA për Ukrainën

Qeveria belge ka ndarë 100 milionë euro për të blerë armë nga SHBA-ja në mbështetje të Ukrainës. Lajmi u konfirmua nga ministri i Jashtëm,...

Shoferi humb kontrollin e mjetit, vdes e vogla e familjes

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit. Sipas mediave kosovare, referuar njoftimit zyrtar të Policisë, mësohet...

Lajme të tjera

Web TV