Ish-futbollisti i Real Madrid, Fabio Coentrao, ka filluar punën e ëndrrave të tij, atë si peshkatar. Këtë sezon portugezi vari këpucët në gozhdë në moshën 33-vjeçare, pas një karriere që nuk shkoi ashtu siç pritej.
Ndërkoh që në moshën 36-vjeçare Cristiano Ronaldo vazhdon të qëndrojë në majat më të larta të futbollit, miku i tij i ngushtë, Fabio Coentrao po jeton ëndrrën e tij për të punuar në det. Ish-mbrojtësi portugez bleu anijen e parë të peshkimit gjatë kohës që luante futboll duke rekrutuar 15 peshkatarë.
Tani Coentrao po punon me një kohë të plotë në këtë profesion pasi u tërhoq përfundimisht nga futbolli. “Jeta në det nuk është për të ardhur turp, ashtu si shumë njerëz mendojnë. Është një punë si gjithë të tjerat” u shpreh portugezi në një intervistë për Empowr Brands Channel.