Prej vitesh, Noizy dhe Stresi kanë qenë armiq të përbetuar. Megjithatë, viti që lamë pas ata duket se gjetën paqen mes tyre.
Stresi ka publikuar një fotografi të profilit të Noizyt në Instagramin e tij, ku ky i fundit promovon një event të rëndësishëm. Noizy ka zhvilluar një sfidë në Tik-Tok! Sfidat në Tik-Tok janë përhapur shumë kohët e fundit, ku fituesi shpallet ai që merr më shumë dhurata. (gift-e).
Kujtojmë se raportet mes dy reperëve kanë qenë në pika mjaft kritike në momente të caktuara.
Armiqësia mes dy reperave ka pasur si shkak konkurrencën, por edhe pak stilin e kopjuar të rrahjeve të bujshme mes repistëve të huaj.
Gjithsesi viti 2021 ka qenë goxha i paqshëm për ta dhe duket se reperët i kanë lënë pas dy armiqësitë e vjetra. Stresi ka thënë dikur se tani janë rritur dhe nuk kanë kohë më për gjëra të tilla.