Mosdeklarimi i pagave reale të punonjësve, Tatimet: Afat deri më 20 janar ose hetoheni për evazion tatimor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Administrata tatimore do të dërgoj rreth 10 mijë letra tek bizneset që kanë nëndeklaruar pagat e punonjësve të tyre, duke iu kërkuar që të deklarojnë pagat reale të tyre deri më 20 janar të këtij viti.

Letra këshilluese do i dërgohet të gjitha bizneseve ku vërehet fenomeni i mos deklarimit pa përjashtim. Administrata tatrimore i kujton bizneseve se deklarimi i pavërtetë përbën kundravajtje administrative dhe dënohet me gjobë.

“Rikujtojmë se, deklarimi i pavërtetë i pagës përbën kundravajtje administrative dhe dënohet me gjobë sipas Nenit 119 të Ligjit 9920/2008, “Për Procedurat tatimore në RSH”, i ndryshuar. Deklarimi i pavërtetë përbën në këtë rast edhe një dëm të drejtëpërdrejtë ndaj punonjësve tuaj, duke u cenuar atyre të drejtën e përfitimit të merituar të pensionit, si edhe ndaj të ardhurave publike që burojnë nga sistemi i kontributeve shoqërore”, thuhet në letër.

Po ashtu thuhet se ata do të jenë objekt i një hetim të thelluar për evazion tatimor, në rast mosreflektimi të këtyre të ardhura përmes vetërregullimit të deklarimeve mbi pagat dhe kontributet shoqërore të punonjësve.

“Duke patur parasysh se në datën 20 janar do të keni deklarimin e radhës, ju apelojmë të merrni masat e duhura vetërregulluese për të reflektuar vërtetësisht në deklaratën e pagave të ardhurat reale të punonjësve tuaj. Në rast mosreflektimi të këtyre të ardhura përmes vetërregullimit të deklarimeve tuaja mbi pagat dhe kontributet shoqërore të punonjësve, ju do të jeni objekt i një hetimi të thelluar për evazion tatimor. Rikujtojmë se në bazë të Ligjit 9920/2008, “Për Procedurat tatimore në RSH”, i ndryshuar, Neni 116, evazioni tatimor konsiderohet vepër penale dhe ndiqet penalisht”, shkruhet në letrën që do i dërohet bizneseve.

Lexo edhe :  “Mitsotakis e dinte për fitoren e Ramës", çfarë po paralajmëron Fredi Beleri?

Shumë profesione të mirë-paguara në vend për të shmangur tatimet, deklarojnë paga minimale, pavarësisht se merrnin shumë herë më shumë se 30 mijë lekë. Kryeministri Edi Rama deklaroi dy ditë më parë se do të merren masa të ashpra ndëshkuese për bizneset që nuk reagojnë dhe nuk deklarojnë pagat reale të punonjësve brenda 20 janarit.

Ndërkohë bazuar në ligjin për “Për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor në Republikën e Shqipërisë i ndryshuar”, të gjitha bizneset që bëjnë evazion në pagesën e kontributeve gjobiten sa diferenca e shmangur. Pra nëse detyrimet janë 40 mijë lekë, por biznesi paguan 20 mijë lekë për shkak të nën deklarimit të pagës, gjoba do jetë 20 mijë lekë. Ndërsa kur evazioni përbën vepër penale, ndëshkimi arrin deri me burg.

Të fundit

Studimi tregon se martesa është e dëmshme për shëndetin mendor

Një studim i ri i publikuar në revistën "Alzheimer’s & Dementia" ka zbuluar se individët e pamartuar përfshirë ata...

Sot seanca e 20-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Për të 20-ën herë deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për të vazhduar seancën për konstituimin e përbërjes së nëntë parlamentare të...

Administrata e Trump ndalon regjistrimin e studentëve të huaj në Harvard

Administrata Trump ka bllokuar regjistrimin e studentëve të huaj në Universitetin e Harvardit, duke synuar një burim të rëndësishëm financimi për kolegjin më të...

Harta e divorceve në 61 bashki! Shkalla më e lartë në jug, veriu mbetet më konservator

Traditat, niveli ekonomik dhe urbanizimi copëzojnë hartën e divorceve në bashkitë të vendit. Të dhënat nga Censit 2023 mbi gjendjen civile zbulojnë kontrastesh të forta...

Këmbimi valutor, 23 Maj 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.4 lekë dhe do të shitet me 87.5 lekë. Euro do të...

Lajme të tjera

Web TV