Publikohet videoja e aksidentit të Kalimashit, një nga makinat fluturon në ajër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një aksident i rëndë rrugor i ndodhur në tunelin e Kalimashit mbrëmjen e së premtes i ka marrë jetën një vajze. Aksidenti ka ndodhur në brendësi të tunelit ku janë përplasur dy automjete, njëra me drejtues banues në Shkopet dhe tjetri nga Kosova.

Përplasja ka ndodhur në tunel në drejtim të Kukësit.

Mjeti me targë shqiptare AB 214 EP, me drejtues Gjino Malci, nga Shkopeti, ka goditur nga mbrapa mjetin me targa italiane FB 282 FN, ku udhëtonin shqiptari nga Kosova, Bexhet Zeneli, me vëllain dhe kunatën.

Dëmtimet më të rëndë i ka marrë mjeti me targa shqiptare dhe për pasojë vdekur pasagjerja Edjona Sala. Gjithashtu është dëmtuar drejtuesi mjetit Gjino Malçi dhe pasagjerët Mariglen Gjoka dhe Sandra Bega.

Malci dhe Bega janë nisur për mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë ndërkohë policia po heton për sqarimin e rrethanave dhe shkakun e aksidentit.

Të fundit

Egli bashkohet me Gjestin? Prishet miqësia mes saj dhe Fifit

Mesa duket miqësia mes dy vajzave më të dashura të ekranit shqiptar, Eglit dhe Fitit nuk zgjati dhe për...

Veliaj: Shkollat e reja në Tiranë, jo vetëm për dije, por edhe qendra komunitare

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar sot një foto-album me palestra moderne në shkollat e reja të ndërtuara në kryeqytet, të cilat po...

51 aksidente çdo ditë, 240 më shumë se një vit më parë! Monopatinat sjellin probleme

51 aksidente në ditë raportohet se ndodhin në vendin tonë, përfshirë këtu ato automobilistike, por edhe rëniet nga lartësitë apo aksidente në punë. Këto shifra...

PD, grevë urie brenda Parlamentit? Klevis Balliu tregon skenaret

Klevis Balliu, deputet i Partisë Demokratike, i ftuar në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, u pyet nëse do...

Kaluan fundjavën në Shqipëri, largimi i mijëra vizitorëve shkakton fluks automjetesh

Mbarimi i fundjavës shënon edhe kthimin masiv të pushuesve nga Kosova, të cilët kanë kaluar ditët e pushimit në bregdetin shqiptar. Segmenti nga tuneli...

Lajme të tjera

Web TV