Basha flet për herë të parë pas sulmit në PD: Berisha solli njerëz të armatosur për vëllavrasjen e demokratëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryedemokrati Lulzim Basha ka folur për herë të parë pas protestës së dhunshme që u zhvillua ditën e sotme në selinë e Partisë Dmeokratike, ku mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha tentuan të futen në seli në mnëyrë të dhunshme, por hasën në rezistencën e njerëzve të Bashës.

Ai u shpreh në një konferencë për mediat se Berisha solli në selinë e PD-së njerëz të armatosur, të cilët do të vinin në zbatim planin e tij për vëllavrasjen e demokratëve, ndërsa shtoi se kjo ditë shënoi ndarjen përfundimtaretë PD-së me Sali Berishën dhe berishizmin.

“Një ditë e mbushur me zhvillime tragjike për demokratët dhe shqiptarët. Ishte paralajëmruar si dita e pushtimit me forcë e sleisë sdë demokratëve, si dita për të kurorëzuar aksionin e tij personnal për t’i mbivendosur PD-së hallin e tij. Ajo që nisi me pretekstin e një lëvizje demokratizuese, e tregoi fare mirë fytyrën e saj. Lajmi i mirë është fakti se shumica e demokratëve nuk iu përgjigj Sali Berishës për t’u bërë pjesë e dhunës. Beteja e Sali Berishës nuk bëhet për askënd tjetër veçse për atë vetë dhe ai nuk kursen askënd përveç vetes.

Asnjë nga 2 objektivat e tij nuk u realizua. U përballëm me një përpjekje për ta nënshtruar PD-në për interesat personale të Sali berishës. Dua të falenderoj edhe ata që e ndoqën Sali Berishën, të zhgënjyer dhe me shpresën që do të ishte diçka qdo të ndizte një shpresë në Shqipëri. Dua të falenderoj edhe kritikët e rivalët e mi që braktisën planin vëllavrasës të demokratëve, që kuptuan sot planin e vetëm të Sali Berishës, fytyrën e tij të vërtetë që e tregon kjo seli e dhunuar.

Ajo që ka ndodhur është edhe më e qartë kur shikon se nga ata 500-600 njerëz që erdhën, protagonistë ishin një grup njerëzish me precedent penalë, të armatosur, duke vënë në rrezik jetët e demokratëve brenda dhe jashtë selisë në një plan të mirëmenduar nga Sali Berisha. Në një ditë tragjike si kjo, ka edhe një dimension historik, ky është dimensioni i ndarjes përfundimtare me Sali Berishën dhe berishizmin”, tha Basha ndër të tjera.

Të fundit

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht...

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të shihte dritën e botimit. Një prej...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe shumë prej nesh do të...

Lajme të tjera

Web TV