“Varu teneqet”/ Rama për zhvillimet në PD: Dy kufoma politike që fajësojnë njëra-tjetrën se kush është shërbëtori im

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të Lulzim Bashës dhe Sali Berishës ndaj tij për zhvillimet e sotme. Rama tha se ka një thirrje për demokratët kur sheh se si të dy ata e akuzojnë se kush ishte shërbëtori i tij, e cila është: Ejani t’i japim ç’mundemi Shqipërisë, të bashkuar si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz!

“Lërini në fatet e parashkruara humbësin kronik të selisë blu dhe personazhin pa seli të listës së zezë, të cilët të kujtojnë të dy fjalët e Xhokerit, “Skam asgjë për të humbur.Asgjë s’më dhemb dot më.Tashmë jeta ime është thjesht një komedi”! Sa u shkon ai llafi… Varu teneqet”, shkruan Rama ndër të tjera në Twitter.

Më herët, Lulzim Basha e akuzoi Berishën se me qasjen e tij ndaj demokratëve dhe opozitës po i bënte shërbimin më të madh Edi Ramës. Ndërkohë, Berisha tha se Basha është peng i Ramës dhe se ishin koordinuar bashkë për të rrahur sot ata që ai i quajti opozita e vërtetë e vendit.

Postimi i plotë i kryeministrit:
1- Kur shoh këto dy kufoma politike që luajnë kështjellash në mes të Tiranës dhe fajësojnë njëra-tjetrën se kush është shërbëtori im, më vjen t’u lëshoj demokratëve një kushtrim të megjithëzemërt:Ejani t’i japim ç’mundemi Shqipërisë, të bashkuar si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz!

2- Lërini në fatet e parashkruara humbësin kronik të selisë blu dhe personazhin pa seli të listës së zezë, të cilët të kujtojnë të dy fjalët e Xhokerit, “Skam asgjë për të humbur.Asgjë s’më dhemb dot më.Tashmë jeta ime është thjesht një komedi”! Sa u shkon ai llafi… Varu teneqet!

Të fundit

Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

Apple është përballur me kritika vitet e fundit për arsye të ndryshme, që nga gabimet lidhur me inteligjencën artificiale...

Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një punëtor 21-vjeçar, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën...

Koshat e mbetjeve në rrugë/ Braçe paralajmëron: Do dëmtoni imazhin e Tiranës

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar pas pamjeve ku koshat e mbeturinave janë vendosur në mënyrë që pengojnë qarkullimin në rrugë. Ai thekson se...

Në këtë qytet është “e ndaluar të vdesësh për shkak të mungesës së varrezave”

Ky ligj i jep dënimit me vdekje një kuptim krejt të ri. Në Lanjaron — një qytet i vogël në provincën e Granadës në Andaluzi,...

Gabimi që shumëkush e bën/ Këto fruta nuk duhen konsumuar kurrë në mëngjes

Edhe pse frutat shpesh rekomandohen si mënyra ideale për të filluar ditën, disa prej tyre nuk janë zgjedhja më e mirë për mëngjes, veçanërisht...

Lajme të tjera

Web TV