Protestat në Kazakistan/ Presidenti akuza për grusht shteti, dhjetëra të vdekur dhe mbi 8 mijë të arrestuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Kazakistanit Kassym-Jomart Tokayev e ka përshkruar dhunën vdekjeprurëse javën e kaluar si një tentativë për grusht shteti.

Ai u tha udhëheqësve të një aleance ushtarake të shteteve ish-sovjetike se aksioni ishte koordinuar nga një “qendër e vetme”, por nuk i përmendi ata që ishin përgjegjës.

Presidenti Putin tha se Kazakistani ishte shënjestruar nga terrorizmi ndërkombëtar, por nuk dha asnjë provë për këtë pretendim. Ai shtoi se Rusia nuk do të lejonte kurrë revolucione në rajon. Trupat nga Rusia dhe vende të tjera janë aktualisht në Kazakistan për të rivendosur rendin.

Demonstratat, të shkaktuara nga rritja e çmimeve të karburantit, u kthyen në trazirat më të këqija që ka parë vendi në 30 vitet e tij të pavarësisë. Dhjetra njerëz raportohet të kenë vdekur, duke përfshirë 16 anëtarë të forcave të sigurisë.

Protestat nisën më 2 janar dhe u rritën për të pasqyruar pakënaqësinë ndaj qeverisë dhe ish-presidentit Nursultan Nazarbayev, i cili udhëhoqi Kazakistanin për tre dekada dhe ende mendohet se ka ndikim të rëndësishëm

 

Korrespondentët thonë se dhuna e fundit mund të lidhet me një luftë për pushtet brenda elitës qeverisëse. Një javë pas shpërthimit të dhunës, autoritetet thonë se situata tani është stabilizuar, me trupat që vazhdojnë operacionet e “pastrimit” dhe ruajtjen e objekteve strategjike.

Një gjendje e jashtëzakonshme dhe një shtetrrethim mbarëkombëtar mbeten në fuqi. Pothuajse 8,000 njerëz janë arrestuar në të gjithë vendin, tha të hënën Ministria e Brendshme.

Të fundit

Rikthehen tërmetet! Çfarë të bëni nëse jeni në shtëpi, në rrugë apo në makinë

Tirana dhe qytetet fqinje kanë përjetuar ditët e fundit momente frike dhe paniku për shkak të aktivitetit të moderuar...

VIDEO: Ylli i Real Madrid jep asistin perfekt në Botëror

Vinícius Junior nuk është lojtar normal. Braziliani e tregoi këtë edhe në ndeshjen e Real Madridit në Kupën e Botës për Klube kundër RB...

Shkodër, mjeti përplaset me një motor, plagoset 16- vjeçari

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme, ku një automjet ka humbur drejtimin dhe ka dal nga rruga, duke përplasur një motor me të...

Skandali me fondet e BE, ministri grek dhe 3 zv/ministrat japin dorëheqjen

Ministri grek i Emigracionit Makis Voridis dhe tre zëvendësministra kanë dhënë pasditen e së premtes dorëheqjen pas skandalit me fondet e keqmenaxhuara të BE...

Theth, 33 vjeçari bën “shoshë” makinën! Policia niset me urgjencë

Një ngjarje që mund të kishte marrë përmasa edhe më të rënda është parandaluar nga efektivët e Krimeve të Rënda në Shkodër. Bëhet fjalë...

Lajme të tjera

Web TV