Reklamonin drogë dhe armë zjarri në rrjete sociale, arrestohet babai me dy djemtë në Shkodër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 50-vjeçar së bashku me dy djemtë e tij në kuadër të operacionit të koduar ‘Investigation’. Mësohet se personat në fjalë reklamonin drogë dhe armë zjarri në rrjete sociale.

Blutë e qytetit kanë sekuestruar 2.3 kilogramë lëndë narkotike, një armë zjarri, fishekë luftarakë, dy celularë dhe një makinë. Në pranga kanë përfunduar F.M., 18 vjeç, E.M., 21 vjeç (vëllezër) dhe babai i tyre, G.M., 50 vjeç, banues në fshatin Bardhaj.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Investigation”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje. Operacioni nga strukturat hetimore të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Forcën Operacionale dhe “Shqiponjat”.

Reklamonin drogë dhe armë në rrjetet sociale, identifikohen dhe vihen në pranga 3 shtetas. Sekuestrohen 2.3 kg lëndë e dyshuar cannabis sativa, 1 armë zjarri, fishekë luftarak, 2 aparate celulare dhe 1 automjet.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, pas një pune investigative të pandërprerë për 2 vëllezër që shpërndanin video dhe foto të armëve dhe lëndëve narkotike në rrjetet sociale, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Forcën Operacionale dhe “Shqiponjat” e DVP Shkodër, finalizuan operacionin policor të koduar “Investigation”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

F. M., 18 vjeç, E. M., 21 vjeç (vëllezër) dhe babai i tyre, shtetasi G. M., 50 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Njësia Administrative Rrethina, Bashkia Shkodër.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e këtyre shtetasve u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 2 kg e 34 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 armë zjarri, fishekë luftarak, 2 aparate celulare dhe 1 automjet.

Lexo edhe :  Pse PD është e vetmja opozitë që "i kanë vjedhur" votat?

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve“, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Të fundit

Igli Tare në “çatinë” e botës, ish-sulmuesi kuqezi ka vendosur bastin e karrierës

Vendimi që mori në atë kohë mund t’i kishte kushtuar karrierën. Në 1992, në një Shqipëri në tranzicion pas...

Netët e poezisë në Korçë, poetë nga gjithë bota vijnë në Parisin e vogël

Korça është kthyer sërish këtë fundjavë në kryeqendrën e poezisë bashkëkohore, me nisjen e edicionit të 29-të të Netëve Korçare të Poezisë, një festival...

“Nesti Angoni është Blendi Gonxhe. Ai bëhet kryetar bashkie”

"E ka thënë Veliaj brenda qelisë, që Blendi Gonxhe është Nesti Angoni. Se kush e ka bërë puçin, këtë e dinë ata!” Kështu ka deklaruar...

Rusia sulmon dhe liron! Sulmet ajrore vrasin 12 persona në Ukrainë

Rusia ka nisur një sulm masiv ajror ndaj Ukrainës, duke përdorur 367 raketa dhe dronë. Sipas autoriteteve ukrainase, të paktën 12 civilë kanë humbur...

Trajneri Inzaghi largohet nga Interi pas ofertës marramendëse!

Ebujshme! Simone Inzagi do të jetë trajneri i ri i Al Hilal. Në Arabinë Saudite e bëjnë të kryer marrëveshjen mes palëve, që e...

Lajme të tjera

Web TV