E trishtë/ Ndahet nga jeta ish-kryebashkiaku socialist në Fier

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryebashkiaku socialist i Fierit Nikollaq Koshovari, ka ndërruar jetë më 12 janar nga një sëmundje e rëndë.

Nikollaq Koshovari ka qenë kryetar i Bashkisë së Fierit gjatë viteve 2000-2003. Koshovari ishte edhe njëri prej mjekëve më të spikatur ndër vite të spitalit të Fierit.

Kanë qenë të shumtë miq e kolegë që i kanë shprehur ngushëllime familjarëve , mes të cilëve edhe deputeti socialist Petro Koçi.

“Nikollaq Koshovari, një simbol i profesionalizmit të lartë në historinë e shëndetësisë në Fier, si kirurg i shkëlqyer dhe administrator i suksesshëm i spitalit. Qytetar model dhe mjek i shquar për humanizmin e padiskutueshëm dhe precizionin kirurgjikal. Figurë politike e dashur dhe e parapëlqyer në shërbim të progresit dhe demokracisë. Shok sakrificash në kohëra të vështira. Një familjar i mrekullueshëm, përfaqësues i themeluesve të Fierit tonë. Do na mungojë këshilla e këtij burri të shquar që i bëri nder qytetit tonë dhe Partisë Socialiste. Ngushëllime Mirës dhe fëmijëve”, shkruan Koçi

Të fundit

Ermal Mamaqi: Regjisorët nuk më jepnin role, prandaj bëra filmat e mi

Aktori i humorit, Ermal Mamaqi ka folur së fundmi lidhur me largimin e tij nga bota e televizionit tashmë...

Berisha: Ramaduro të ndalojë terrorin mbi banorët e Thethit

Sali Berisha përmes një postimi në rrjete sociale ka reaguar në lidhje me përplasjen e banorëve të Thethit me policinë dhe IMKT-në, të cilët...

Malltezi: Rama i bëri thirrje SPAK-ut të hetonte Berishën

Pas lirimit nga masa e sigurisë “arrest në shtëpi” nga Gjykata e Posaçme, Jamarbër Malltezi rrëfeu në A2 CNN 20 muajt e arrestit shtëpiak,...

Opozita kundër Kurtit, dështon sërish konstituimi i Kuvendit

Për herë të 44, Kuvendi i Kosovës dështoi të konstituojë legjislaturën e re, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Megjithë paralajmërimin për humbje...

Florentino Perez kërkon edhe 6 muaj hetime për Barcelonën

Real Madrid ka kërkuar nga Gjykata Spanjolle që hetimi për rastin Negreira të zgjatet edhe për 6 muaj të tjerë. Në vitin 2023, Barcelona u...

Lajme të tjera

Web TV