Infektime rekord, a do të mbyllen shkollat? Përgjigjet Rakacolli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria është duke kaluar një situatë problematike sa i përket numrit të infektimeve me koronavirus, edhe pse për fat të mirë kjo nuk është reflektuar me rritje të shtrimeve në spitale apo të rasteve fatale. Aktualisht vendi po kap 1 700 – 1 900 raste të reja me koronavirus dhe nisur nga kjo.

E pyetur nëse do të ketë mbyllje të shkollave, kryetarja e Komitetit të Eskpertëve , Mira Rakacolli tha se treguesit nuk janë të tillë që të detyrojnë mbylljen e shkollave, megjithatë sipas saj, situata do të ndiqet në vijim dhe do të veprohet në varësi të saj.“Sot për sot indikatorët nuk këshillojnë që të ketë mbyllje të shkollave. Megjithatë, situata do të ndiqet hap pas hapi, ashtu sic edhe masat e tjera në lidhje me dinamikën e situatës epidemioligjike. Nëse do të ketë tregues që na çojnë në një vendim të tillë, atëherë do ta rishikojmë”, tha ajo.

Ndërkohë, mjekja Najada Çomo tha se te Infektivi janë të shtruar 130 pacientë, ku 12 për qind e tyre janë në gjendje kritike. Ajo u shpreh se të gjithë të shtruarit janë të pavaksinuar duke i bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen.

Të fundit

Haki Çako: Mbi 90% e zjarreve ndodhin nga dora e njeriut

Kreu i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako ishte i ftuar në Ditarin e mbrëmjes me Loneta Prognin...

Brenda rezidencës mahnitëse ku gjithçka është prej ari (VIDEO)

Priyam Saraswat vizitoi së fundmi një rezidencë mahnitëse në Indore të Indisë, ku gjithçka, nga mobiljet te prizat elektrike, është prej ari. Videoja magjepsëse, që...

Keqtrajtuan një person gjatë detyrës, arrestohen tre efektivët e policisë

Tre efektivë policie kanë rënë në pranga në Pejë të Kosovës pasi akuzohen se gjatë arrestimit të një personi, e kanë keqtrajtuar këtë të...

Evropa “digjet” nga i nxehti, Moska regjistron 30 qershorin më të ftohtë në histori

Në të gjithë historinë e vëzhgimeve meteorologjike, në Moskë u regjistrua 30 qershori më i ftohtë deri më tani, tha eksperti kryesor i Qendrës...

Pas më shumë se tre vitesh luftë, Ukraina tani është vendi më i minuar në botë

Pas më shumë se tre vitesh luftë me Rusinë, Ukraina tani është vendi më i minuar në botë. Euronews raportoi më parë se do të...

Lajme të tjera

Web TV