Erdogan mbërrin të hënën në Tiranë, zbulohet agjenda

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të mbërrijë të hënën në Tiranë për një vizitë zyrtare. Mirëseardhjen në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit në orën 09:00 do t’ia urojë personalisht kryeministri, Edi Rama.

Presidenti dhe delegacioni që e shoqëron do të udhëtojë më pas drejt Kurbinit për të parë nga afër frytet e ndihmës së shtetit turk për rindërtimin, pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Erdogan do të inagurojë 524 apartamente banimi në Bashkinë Kurbin, që tashmë kanë përfunduar dhe janë gati të presin familjet.

Në orën 14:00 Erdogan do mbërrijë në kryeqytetin shqiptar për t’u takuar në Kryeministri me Edi Ramën. Dy orë më vonë, Presidenti turk do të vizitojë Xhaminë e Et’hem Beut, e cila është restauruar nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA). Restaurimi i kësaj xhamie që është një monument kulture i kategorisë së parë dhe që është pjesë e monumenteve që përbëjnë qendrën historike të Tiranës filloi në mars të vitit 2018. Kjo xhami i përket periudhës osmane dhe është një simbol i kryeqytetit të Shqipërisë.

Pas kësaj vizite, Erdogan do të mbajë një fjalë përshëndetëse në Kuvendin e Shqipërisë në seancën e parë plenare të sesionit të dytë të legjislaturës së X-të. Kjo nuk është vizita e parë e tij në Shqipëri.

Kujtojmë se në muajin janar të një viti më parë, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u prit në mënyrë madhështore nga presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në Ankara. Garda turke e shoqëroi kryeministrin shqiptar që nga momenti i zbritjes nga aeroporti e deri te Presidenca. Ishte Erdogani ai që priti Ramën në momentin kur doli nga makina. Të dy liderët e veshur me të zeza dhe me maska përshkruan rrugën e shtruar me tapet blu.

Lexo edhe :  “Alo, babi ka vrarë veten!” Burri i jep fund jetës në Tiranë

Ajo çfarë ra në sy ishin qindra forca të armatosura të cilat ishin rreshtuar në mënyrë uniformë për këtë vizitë të Edi Ramës në Turqi. Nga ana e tij, Rama e cilësoi atë vizitë si shumë të rëndësishme për të hapur një kapitull të ri bashkëpunimi mes dy qeverive dhe për të nënshkruar një sërë marrëveshjes me rëndësi në kuadrin e partneritetit strategjik.

Të fundit

1870 – Franca i shpall luftë Prusisë, nis përplasja Franko-Prusiane

Më 19 korrik 1870, Perandoria Franceze nën Napoleonin III i shpalli luftë Mbretërisë së Prusisë, duke nisur një nga...

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet, dhe organizmi nuk mund ta...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Lajme të tjera

Web TV