Finalja e Conference, drejtori i stadiumit: Po përgatitemi për ndeshjen e madhe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për herë të parë në Shqipëri do të luhet një nga finalet e mëdha europiane që tifozët do të kenë mundësinë ta shikojnë nga afër. Bëhet fjalë për finalen e “Conference League” që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”.

Në klasiken mes Tiranës dhe Vllaznisë që u luajt në “Air Albania” ekspertë të UEFA-s ishin të pranishëm në stadium duke parë nga afër edhe sigurinë.

Ndërkohë ditën e djeshme delegatë të UEFA-s dhe presidenti i FSHF-së Armando Duka u takuan në kryeministri për të biseduar detajisht për finalen e “Conference League”.

Në një intervistë për “Gazeta Blic”, drejtori i stadiumin “Air Albania”, Keidi Tomori ka folur finalen që prite të zhvillohet në Shqipëri si dhe përgatitjet që po bëhen për të plotësuar kushtet e kërkuara nga UEFA.

“Në takim është diskutuar disa problematika që janë disi të vështira për organizimin e ndeshjes. Mes tyre kapaciteti i aeroportit pasi atë ditë do të vijnë në kryeqytet 8000 persona dhe kërkohet që të ketë transport free për mbajtësit e biletave të ndeshjes”, u shpreh Keidi Tomorri, drejtor i stadiumit “Air Albania”.

Kur do të mbyllet stadiumi “Air Albania” dhe si do të ndryshojë ai për këtë finale?

“Ndeshja e fundit është parashikuar të luhet më 29 mars, ndeshja miqësore Shqipëri-Gjerogji dhe më 30 qershor do të mbjellim tapetin Do të hiqet një pjesë e madhe e karrigeve në sektorin mik sepse do të instalohen dy studio televizive. Ndryshimi i një pjese të madhe të tribunës ku do t’i jepet një hapësirë e madhe mediave gjithashtu do të vihen edhe dy ekrane të mëdhenj në tribunën përballe”.

Po biletat e kësaj ndeshjeje si do të ndahen?

Lexo edhe :  Tragjedi në finalen Portugali-Spanjë, tifozi bie nga tribuna e Allianz Arena, humb jetën

“Kapaciteti pritet të jetë rreth 19.000 duket qenë se do të hiqen një pjesë e karrigeve, 8000 bileta do t’i shkojnë të dyja klubeve finaliste, nga 4000 secila, Në treg do të dalin edhe 6000 bileta të tjera nga të cilat 4000 do të shiten në Shqipëri. Bileta do të jetë elektronike dhe jo e printuar dhe nuk do të mund të transferohet. Nëse dikush e blen dhe vendos emrin e tij nuk mund t’ja japë dikujt tjetër”.

Sa do të kushtojë një biletë?

“Në diskutime me kolegët e UEFA-s ata kanë si praktikë që merren në referencë çmimet e vendit ku organizohet si çmime krahasuese do të jenë ato të ndeshjes Shqipëri-Francë”.

Të fundit

Kursi i këmbimit/ Dollari në rënie, euro mbetet e pandryshuar

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 84.6 lekë dhe do të shitet...

Taksa mjetesh të papaguara, nis verifikimi për 250 mijë debitorë me 170 mln USD detyrime

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), në bashkëpunim me institucionet përkatëse kanë shtuar masat në zbatim të planit të përvitshëm operacional...

Paga mesatare zbret në 82 mijë lekë për periudhën janar-mars. Renditja sipas profesioneve

Paga mesatare në ekonomi ishte 82.2 mijë lekë në tremujorin e parë të vitit, me rënie të lehtë në krahasim me fundin e 2024-s...

Kanonizimi i Shën Domenic Savios, një shenjt i të rinjve

Më 12 qershor 1954, në një ceremoni madhështore që u mbajt në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, Papa Pius XII shpalli shenjt Domenic...

Krijohet arkivi i ri për dokumentacionin teknik të armatimeve dhe pajisjeve ushtarake

Këshilli i Ministrave ka miratuar krijimin e Arkivit Qendror në Veprim për Dokumentacionin Teknik të Tipologjisë së Veçantë të Armatimit dhe Pajisjeve Teknologjike Ushtarake...

Lajme të tjera

Web TV