Atentanti i dështuar ndaj tij/ Flet Lulzim Masha: Një i ri më ndiqte prej ditësh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas atentatit të dështuar ndaj shtetasit Lulzim Masha, administrator i një shkolle private dhe të njohur në Tiranë, Prokuroria e ka regjistruar hetimin për vrasje me paramendim të mbetur në tentativë.

Megjithatë i pyetur mbi identitetin e të riut, ai e ka përshkruar atë se është i njëjti me një person që kishte parë se po e ndiqte prej datës 24 dhjetor.  Ai mbante kapele veshur dhe një palë xhinse dhe ishte me mjekër, ka përshkruar Lulzim Masha, duke shtuar se si ditën e ngjarjes i panjohuri qëlloi me armë zjarri në drejtim të mjetit me të cilin po udhëtonte drejt vendit të punës.

Policia ka pyetur edhe dy persona që gjendeshin pranë perimetrit të atentatit , si dhe ju ka marrë atyre faktorët plotësues të qitjes.

Ndonëse si nëntë dëshmitarë të tjerë të pyetur edhe këta, dy shtetas kanë insistuar se gjendeshin rastësisht dhe nuk kishin parë asgjë, përveç kishin dëgjuar të shtënat.

I vëllai i Lulzim Mashës sipas grupit të hetimit është personi i radhës që është marrë në pyetje pasi rezulton një person  i dënuar më herët për vrasje.

Por edhe ky person ka kundërshtuar që e kaluara e tij të ketë pasur ndikim në atentatin e dështuar ndaj të vëllait.

Burimet e Top Channel theksojnë se kanë administruar pamjet e disa kamerave të sigurisë , ndërkohë po verifikohen disa pista hetimore që mund të çojnë tek autori, i cili qëlloi me tre plumba drejt mjetit që po drejtonte 63-vjeçari./tch

Të fundit

Juventus mposht minimalisht Cagliarin dhe merr fitoren e katërt radhazi në Serie A

Juventusi regjistroi fitoren e katërt radhazi në kampionat, teksa mposhti mbrëmjen e sotme Cagliarin me rezultatin 0-1 në duelin...

“Efkaristo poli”, pa asnjë arsye, Berisha iu flet greqisht shqiptarëve të Athinës

“Efkaristo poli!” Me këto fjalë e nisi takimin elektoral në Athinë, kryedemokrati Sali Berisha, dhe arsyeja mbetet mister pse duhej t’u fliste greqisht shqiptarëve?! Kreu...

“Për ty shita 200 krerë dele!”/ Samiu i numëron gabimet të birit: U gënjeve në Facebook!

Në konfliktin mes Samiut dhe Mariusit në “Shihemi në Gjyq” ku babai i kërkon djalit të largohet nga shtëpia, shtohet edhe diçka tjetër: kontributi...

Basha uron CDU-në për fitoren: Mbështetje e madhe për Shqipërinë

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka përgëzuar CDU-në për fitoren në zgjedhjet në Gjermani, duke e cilësuar atë si një hap të...

Lideri i CDU/CSU-së shpall fitoren: Nuk kemi kohë për të humbur

Lideri i CDU/CSU, i cili me shumë gjasa do të jetë kancelari i ri gjerman, shpalli pasditen e së dielës fitoren. Friedrich Merz foli për...

Lajme të tjera

Web TV