Fatime Suli u gjet e vrarë këtë mëngjes në një kanal në Kuçovë, ndërsa disa orë më vonë, i dyshuari Fetah Marra ka pranuar autorësinë e krimit.
Burime të policisë së Kuçovës që zbardhën brenda disa orësh krimin, thanë se Marra ka pranuar se e ka mbytur 64-vjeçaren, pasi kjo e fundit ka refuzuar t’i kthejë një borxh, që ia kishte marrë para dy vitesh.
“I kërkova borxhin, mu përgjigj nuk ta jap, më tregoi bërrylin, më qëlloi me gurë dhe pastaj e mbyta me krah”, ka rrëfyer ai përballë efektivëve.
Burime tregojnë se kanë qenë banorët, që kanë parë një Fetah Marrën pranë vendngjarjes. Më vonë, ai është kapur nga policia në stanin ku punonte si bari.